Futboll Seria A Sport

DOMINIM TOTAL/ Zëvendësimet, Alegri dhe Juvja leksion Serisë A. “Zonja”, 10 pikë me…

Më mirë sasi apo cilësi? Më mirë një ekip kampionësh dhe pak alternativa apo pak lojtarë që bëjnë diferencën mes një organikë të zgjedhur? Debati ka qenë dhe mbetet i hapur, teksa ma afrimin e merkatos thjesht bëhet më i ndezur.

Çdo trajner do të dëshironte në dispozicion një ekip me 20 lojtarë të karaturës botërore, në mënyrë që askush të mos ndiente mungesën e askujt, sidomos në aspektin e rezultateve. Raportet kanë rëndësi thelbësore dhe në këtë kuadër shembulli më i mirë është ai i Masimiliano Alegrit, i cili përveç yjeve, ka mundësinë e zgjedhjeve nga stoli ku ulen lojtarë tepër cilësorë.

Juve – Forca e rezervave juventinë u pa që në javën e parë të Serisë A kur Juvja, në disavantazh të një goli në Veronë, përmbyste gjithçka me Bernardeskin i hedhur në fushë si zëvendësues. Efekti “Berna” u pa edhe ndaj Frozinones, me Juven që në këtë sezon ka grumbulluar dhjetë pikë pasi ka zëvendësuar të paktën një prej titullarëve.

Rivalët – Pozitive, por disi më e ndryshme ecuria e Spaletit. Ndaj Torinos dhe Parmës, Interi humbi katër pikë pas ndryshimeve, por zikaltrit kanë fituar 9 pikë me lojtarë stoli në fushë. Në këtë aspekt Roma ka mbetur në vendnumëro për shkak të ndryshimeve. Milani i Gatuzos, sidomos në javët e para, ka lënë shumë pikë pasi ka qenë në avantazh, por kuqezinjtë janë i vetmi ekip që ka mundur t’i bëjë ballë Juventusit gjatë këtij viti kalendarik.

Teksa Alegri ka grumbulluar 88 pikë në total, banda e Gatuzos, megjithëse në distancë, ka qenë skuadra që ka bërë më mirë nga të gjithë simotrat e Serisë A. 65 pikë për kuqezinjtë, të cilët në muajin e fundit janë përmirësuar në aspektin e rezultateve, e tashmë mbajnë vendin e katërt me një pikë distancë nga Lacio e vendit të pestë. Pikërisht, goli i pësuar në derbi ndaj Interit ndikon në distancën me tri pikë nga vendi i tretë ku ndodhen pikërisht zikaltrit.

Related posts

“JUVENTUS NUK VDES KURRË”/ Pjanic “skanon” Serinë A: Në garën për titull është edhe…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ COVID-19 çon drejt shtyrjes Lojrat Olimpike, për momentin Japonia reziston

Delo.autor

FITUESI I “GOLDEN BOY”/ Joao Felix i jep fund karrierës së Pique, shikoni si e turpëron (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment