Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Pirlo kërcënohet me vdekje, Juventus projekton rikthimin e ish-trajnerit në stol

Sezoni i vështirë i Juven tusit ka vënë në shënjestër figurën e trajnerit Andrea Pirlo, në eksperiencën e tij të parë në profesionin e ri. Ish-mesfushori, i cili qëndron prej kohësh në mes të kritikave për rezultatet shumë poshtë pritshmërive, ka parë që doza e tyre të shkojë edhe në ekstreme, në gjeste të turpshme nga disa ultras të nervozuar.

Madje, më shumë sesa gjeste të turpshme këto janë kërcënime të frikshme, të cilat i ka bërë publike ditën e djeshme djali i Andrea Pirlos, Nikolo, i cili gjithashtu ka përfunduar në shënjestrën e tyre: “Edhe ti duhet të vdesësh së bashku me babain tënd”. Ky ekzagjerim nuk dihet ende nëse do të bëhet edhe çështje hetimi nga ana e organeve policore, por faktet dhe reagimet e bëra në rrjetet sociale nga djali i “Maestros” ishin fjalë prekëse. “Unë nuk jam një person që mund të gjykoj, pasi çdokush ka të drejtën që të shprehë gjithçka që do, – bën hyrjen e tij Nikolo Pirlo, – por unë jam vetëm 17 vjeç dhe çdo ditë marr mesazhe të këtij lloji. Prindërit e mi më kanë mësuar që të kem idetë e mia dhe mbi të gjitha të dëgjoj edhe mendimet e të tjerëve. Por, pas mesazhit të fundit, mendoj se edhe limitet janë prekur, janë tejkaluar prej kohësh… Provoni të viheni një herë në pozitën time që të kuptoni”, përfundonte mesazhi prekës i djalit të Andrea Pirlos.

ANJELI FTON ALEGRIN – Dhe për Pirlon, sikur të mos mungonin edhe kërcënimet me vdekje që kanë ardhur deri te djali i tij, ditën e djeshme tensioni iu shtua edhe më shumë sesa kaq. Duke parë fitoret e Napolit dhe të Lacios, të cilat kanë futur në kaos zonën Champions, hija e Masimiliano Alegrit rreth tij bëhet edhe më e madhe. Sipas shumë burimeve torineze, me gazetën “Repubblica” në krye, e cila është shumë e informuar rreth fakteve që ndodhin në klubin bardhezi, në orët e ardhshme pritet një takim kokë më kokë mes presidentit Andrea Anjeli dhe ish-trajnerit Masimiliano Alegri. Në axhendë është rikthimi i “Kontit Maks”, ndonëse ky i fundit, edhe pse e ka pranuar lidhjen e fortë që ka pasur me Juventusin, duket se po nis të joshet edhe nga ideja për të marrë drejtimin e Realit të Madridit. Në Spanjë garantojnë se presidenti Florentino Perez e ka vënë Alegrin në krye të listës, nëse Zinedin Zidan vendos të largohet në fund të sezonit.

Related posts

Hoeness: Kimmich flet budallallëqe, nuk ka shpenzime të çmendura në merkato

Sadik.Autor

RISI NË PREMIER LEAGUE/ VAR-i do të aplikohet edhe për tifozët, ja ndryshimet

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Tirana në “Elbasan Arena”. Rezultati 2-3

Delo.autor

Leave a Comment