Futboll Shqipëri Sport

DUELI PËR MBIJETESË/ Stavri Nica: Me Tiranën jemi të barabartë, fitojmë nëse…

Stavri Nica arriti të merrte fitoren e parë në krye të Kastritotit si trajner, duke mundur Flamurtarin një javë më parë. Skuadra krutane tashmë ka rritur ambiciet, dhe pse jo, duke parë rivalitetin në fund të renditjes, kërkon që të përfitojë nga kundërshtarët.

Kështu që Tirana shihet si një rivale e drejtpërdrejt për mbijetesë, ndaj Stavri Nica kërkon fitore dhe në këtë takim. Në prag të takimit me bardheblutë, trajneri i Kastriotit ka folur duke u shprehur se nëse ekipi do të ruajë ekuilibrat gjatë lojës, pikët janë të sigurta. Ai shprehet se objektiv i Kastriotit është të rikuperojë sa më shumë pikë në vijim.

“Sigurisht që është e rëndësishme por dhe e vështirë, sepse jemi në pozita gati të barabarta. Megjithatë, do doja të thoja se djemtë duhet të impenjohen akoma më shumë, sepse siç e theksojnë të gjithë, ekipi në momente të veçanta është i rrezikshëm me ekipin kundërshtar.

Kështu që duhet të jemi të ekuilibruar dhe me këmbë në tokë, sepse edhe ndeshjen e parë e kemi humbur me këtë kundërshtar. Shpresoj që impenjimi të jetë maksimal dhe djemtë të jenë shumë të disiplinuar taktikisht, të jenë gjithë kohës të pregatitur sepse kundërshtari është i befasushëm.

Në momente të veçanta është shumë i rrezikshëm, kështu që me ekuilibër dhe me kurajo, të bëjmë përsëri një ndeshje të mirë dhe dinjitoze, dhe pse jo të luftojmë për pikë. Objektiv është të rikuperpojmë sa më shumë pikë, ky është qëllimi jonë. Shpresojmë që në këto ndeshje të marrim maksimumin e mundshëm”-tha Stavri Nica.

Related posts

Nuk ndalet Bayerni/ Kimmich “ndëshkon” Realin (VIDEO)

Sadik.Autor

Dëmtohet Valon Behrami/ 3 javë larg fushave

Sadik.Autor

100 ditë pa gol, sulmuesi 80 milionë eurosh është në “krizë”!

Sadik.Autor

Leave a Comment