Futboll Premier League Sport

“Duhen 105 pikë për titullin e Premier League”/ Klopp sqaron deklaratën

Jurgen Klopp u përpoq të sqarojë deklaratën se duhej të merrte 105 pikë për të fituar titullin e Premier League. Ai nënvizoi se kjo nuk është diçka, tek e cila është i përqendruar.

Liverpool siguroi kreun e klasifikimit për Krishtlindje, me një fitore 2-0 ndaj Wolves, të premten, duke grumbulluar 48 pikë në këtë kampionat. Manchester City momentalisht është 4 pikë më pas, edhe pse mund ta shkurtojë këtë distancë në një pikë, me një fitore të mundshme kundër Crystal Palace, të shtunën.

Duke folur për “Sky Sports”, pas ndeshjes, Klopp tha: “Ndoshta do të na duhen 105 pikë për të qenë kampionë në fund të sezonit, nuk e di”Klopp deshi edhe t’i sqarojë këto komente më pas, duke vënë në dukje se nuk fokusohet në thyerjen e rekordit të Manchester City në sezonin e kaluar.

Por, gjermani beson se gara e titullit do të jetë tepër e ngushtë: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund. Thashë vetëm se është një sezon i ndryshëm, sepse të gjithë më pyesin për situatën. Dikush tha se katër sezonet e fundit, ekipi që ka kryesuar për Krishtlindje, ka fituar edhe titullin. Por, a ka qenë ndonjëherë një garë kaq e ngushtë?

Nëse të gjitha ekipet e tjera fitojnë nesër, atëherë mendoj se tri, ose katër prej tyre do të kenë më shumë se 40 pikë, gjë që është me të vërtetë e jashtëzakonshme. Nëse duhen 105 pikë për titullin, për t’u shpallur kampionë, atëherë duhet ta bëjmë këtë.

Por, ne nuk mendojmë për një gjë të tillë për momentin. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës dhe të ruajmë ritmin. Si trajner, thjesht përpiqem të përgjigjem në një mënyrë të sjellshme!“.

Related posts

E KËRKONTE PREJ KOHËSH/ Manchester United merr vendimin e papritur për një objektiv të merkatos

F.autor

PAS 3 MINUTASH LOJË/ Lautaro hesht “Camp Nou” me një gol të mrekullueshëm (VIDEO)

Delo.autor

DRIDHET JUVENTUS/ Shkurti është muaj i zi për trajnerin Sarri, ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment