Basketball

NBA/ LeBron rikthehet magjik dhe Lakers “fluturojnë”, Toronto bën ligjin në Lindje

Skuadra e Lakers mposhti 112-104 New Orleans në ndeshjen e radhës në NBA, duke u rikthyer te suksesi pas dy humbjeve. Një ndeshje e dominuar nga ekipi kalifornian, që pati një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, duke e merituar fitoren. LeBron James realizoi një “triple double”, autor i 22 pikëve, 12 rebound e 14 asist, ndërkohë që të pestë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë.

Pa probleme fiton skuadra e San Antonio, që mposhti 124-98 Minnesota, ndeshje e dominuar nga Spurs, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Lojtarët e stolit realizuan 59 pikë, ndërkohë që u dallua Forbes, autor i 22 pikëve. Zhgënjen skuadra e Boston, që u mund në fushën e saj 120-107 nga Milëaukee, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Lindje. Antetokounmpo me 30 pikë ishte sërish lider për skuadrën e Bucks.

Vijon të kryesojë renditjen në Lindje skuadra e Toronto, që mundi 126-110 Cleveland, takim që pati si protagonist skuadrën kanadeze. Leonard realizoi 37 pikë, lider për Toronto. Fiton edhe skuadra e Utah Jazz, që mundi 120-90 Portland, takim ku diferencën në parket e bëri Rubio me 24 pikë, ndërsa Atlanta mposhti 114-107 New York falë 22 pikëve të Bazemore.

NBA – Rezultatet

Charlotte – Detroit, 98-86

Toronto – Cleveland, 126-110

Brooklyn – Indiana, 106-114

New York – Atlanta, 107-114

Boston – Milwaukee, 107-120

Chicago – Orlando, 90-80

San Antonio – Minnesota, 124-98

Portland – Utah Jazz, 90-120

Sacramento – Memphis, 102-99

Lakers – New Orleans, 112-104

Related posts

E PAIMAGJINUESHME/ Njeriu s’ka shkuar KURRË në HËNË, NASA fton yllin e NBA-së t’i tregojë të…

Isa.Autor

NBA/ Golden State Warriors fiton me dy pikë diferencë, kryeson Konferencën Perëndimore

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Luftëtari i buzëqeshur që adhuronte Jordan, ja karriera e legjendës në shifra

Delo.autor

Leave a Comment