Ish ylli i Gunners ka thënë se ai është një fans i plejmejkerit por ka kritikuar paraqitjet e tij, sidomos dy sezonet e fundit.
Mesut Ozil është bërë “fantazmë” dhe ka humbur dëshirën për të qenë një nder lojtarët më të mirë në botë, ka thënë sot dy herë fituesi i Premier ligës, ish mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Pettit.
“Ku është Ozil i cili ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, duke bërë shumë asiste dhe shumë gola?”, ka thënë Petit për PaddyPower. “Mendoj që ai e ka humbur dëshirën për të qenë në fushë, tashmë nuk është më aty”.
“Ozil u zëvendësua në pjesën e parë kundër Brighton. Jam fans i madh i tij, por ai është vetëm një fantazmë në fushë dy vitet e fundit”.
Fituesi i Botërorit, i cili shënoi në finalen e vitit 1998 ku Fraca mposhti Brazilin për të marrë për herë të parë titullin botërori, ishte po ashtu kritik për mbrojtjen e Arsenalit.
Petit ka luajtur në qendrën e mesfushës së Gunners ku ata kishin përfunduar sezonin në Premier Ligë më vetëm 17 gola të pësuar gjatë sezonit 1998-999-tetë më pak sesa ka marrë për gjysmë sezoni skuadra e Emery.
“Në mbrojtje janë të dobët, ata janë mesatar”, tha ai. “Ata bëjnë gabime të shumta individuale dhe kolektive. Ndonjëherë ju bëjnë të qeshin. Lëndimet nuk janë arsyetime, shumica e këtyre lojtarëve nuk luajnë më as për Kombëtare”, ka thënë Petit