Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Zbulohet paga, Real Madrid KTHEN Mourinhon në klub

Real Madridi do ta emërojë Jose Mourinhon në postin e trajnerit verën që vjen, duke i dhënë mundësi të rikthehet në botën e futbollit dhe një mundësi të dytë për t’i drejtuar “Los Blancos”.

Gjiganti spanjoll është duke kërkuar ta zëvendësojë Santiago Solarin, të cilin e emëroi në postin e trajnerit muajin e kaluar, pas përfundimit të sezonit aktual.

Diego Torres, i cili e shkroi një libër për periudhën e parë të Mourinhos në “Santiago Bernabeu”, raportoi për El Paisin se drejtuesit e Realit dhe presidenti Florentino Perezi janë të etur ta kthejë portugezin.

Reali po ashtu planifikon ta emërojë Mourinhon më 1 korrik, sepse kështu do ta shmangte pagimin e një gjobe prej 5 milionë euro Manchester Unitedit.

Mourinho u shkarkua nga Manchester Unitedi të martën në mëngjes pasi humbjes ndaj Liverpoolit 3-1 në fundjavë, në një superderbi ku shqiptari Xherdan Shaqiri i realizoi dy gola. Mou e la klubin në vendin e gjashtë dhe sot u zëvendësua nga Ole Gunnar Solksajer përkohësisht.

Por, Reali beson se trajneri portugez është njeriu i duhur për ta zëvendësuar Solarin.

Drejtuesit e Realit besojnë se emërimi përsëri i Mourinhos – i cili ishte pjesë e Realit mes viteve 2010 dhe 2013 – do të ishte vendim i duhur.

Related posts

MILANI NË “UDHËKRYQ”/ Pesë pikë në 6 ndeshje. “Bomberi” Piatek nuk “mjafton” më

F.autor

BRAZILI NGRITI TROFEUN/ Messi jashtë formacionit më të mirë në Kupën e Amerikës

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ Vllaznia i falet një braziliani, nis mbarë rrugëtimi drejt Superiores (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment