Basketball

NBA/ Clippers triumfojnë derbin e Los Anxhelosit, Toronto e Spurs pësojnë humbje

Mungesa e LeBron James dhe Rajon Rondo, të dy të dëmtuar, është ndier te skuadra e Lakers, që u mund 118-107 nga Clippers në derbin e Los Anxhelosit. Një fitore e merituar e Clippers, që kapin vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit, në një takim ku u dallua Lou Williams, një ish-lojtar i Lakers, që realizoi 36 pikë.

Humbet skuadra e San Antonio, që u mund 102-99 nga Denver, një ndeshje e dominuar nga vendasit, që u shkëputën deri në 18 pikë, por në fund rrezikuan ta humbisnin atë. Murray me 31 pikë, si dhe Jokic e Beasley me nga 21 pikë secili, bënë diferencën në fushë për Denver, që merr kreun e renditjes në Perëndim, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Aldridge për Spurs.

Surprizë humbja e Torontos, ekipit që kryeson renditjen në Lindje. Kanadezët u mundën 116-87 nga Orlando, ndeshje e luajtur në fushën e këtij të fundit. Edhe pse Toronto luajti më mirë në pjesën e parë (Leonard 21 pikë), në të dytën erdhi përmbysja e Orlando, me Vucevic, që realizoi 30 pikë e 20 rebound.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Miami triumfoi 118-94 ndaj Cleveland, sfidë ku diferencën në fushë e bëri Winslow, me 24 pikë e 11 rebound. Pas kohës shtesë fitoi Minnesota, që mundi 120-113 Atlanta, ndeshje me emocione deri në fund. Vendasit fituan pas 5 minutave shtesë, sfidë ku u dalluan Towns me 31 pikë e 19 rebound si dhe Rose me 25 pikë.

Pa probleme fiton edhe Indiana, që mundi 125-88 Detroit (Sabonies e Collison nga 19 pikë secili), ndërsa Charlotte triumfoi 100-87 ndaj Brooklyn, me të zakonshmin Walker që ishte lider në fushë për Horntes (29 pikë).

NBA – Rezultatet

Charlotte – Brooklyn, 100-87

Indiana – Detroit, 125-88

Orlando – Toronto, 116-87

Washington – Chicago, 92-101

Miami – Cleveland, 118-94

Minnesota – Atlanta, 120-123

New Orleans – Dallas, 114-112

Denver – San Antonio, 102-99

Phoenix – Oklahoma, 102-118

Lakers – Clippers, 107-118

Related posts

NBA playoffs/ Boston trondit për herë të dytë Philadelphia-n

Sadik.Autor

FITOI GJYQIN/ Vanessa Bryant publikon emrat e policëve që bënë foto me viktimat

Delo.autor

SUPERSTAR NË PARKET/ JA pse LeBron James vlen 450 milionë dollarë

Isa.Autor

Leave a Comment