Futboll Sport

DERBI I FUNDIT/ Jasir Asani kërkon një… rekord

Mesfushori i Partizanit, Jasir Asani, po luan sezonin e tij më të mirë në karrierë. 25-vjeçari i kuq ka qenë gjithmonë protagonist gjatë këtij edicioni futbollistik me golat dhe asistet e tij. Shumë e cilësojnë edhe si lojtarin më të mirë në Superiore, ndërsa shokët e skuadrës vazhdojnë e flasin me elozhe për mëngjarashin.

REKORDI – Jasir Asani është golashënuesi më i mirë i Partizanit këtë sezon. Mesfushori anësor ka shënuar 9 gola deri më tani dhe udhëheq listën e golashënuesve sa u takon “demave të kuq”. Mund të themi me plot bindje se ky është sezoni më i mirë individual për mesfushorin 25-vjeçar, i cili përveç 9 golave të realizuar, ka asistuar plot 8 herë për shokët e ekipit. Në total, Asani ka qenë protagonist në 17 gola për ekipin e drejtuar nga Ilir Daja. Ndeshja e radhës për të kuqtë, është derbi i kryeqytetit kundër Tiranës. Asani nuk ka arritur të shënojë asnjëherë kundër Tiranës, në 7 sfida derbi që ka luajtur. Tani është momenti i duhur që Asani ta thyejë këtë “mallkim” dhe t’u shënojë bardhebluve, jo vetëm për të arritur në kuotën e 10 golave personalë, por për ta ndihmuar edhe Partizanin në sprintin final drejt titullit.

 

DERBI I FUNDIT – Ky do të jetë derbi i fundit për këtë sezon dhe ndoshta i fundit edhe për Jasir Asanin, i cili deri më tani, nuk ka rinovuar me “demat” dhe gjasat janë që të transferohet në një kampionat jashtë Shqipërie. Aktualisht, 25-vjeçari ka dy oferta në tavolinë dhe po pret përfundimin e sezonit që të vendosë nëse do të rinovojë me të kuqtë apo do të provojë një aventurë të re.

VRAPIMI FINAL – Jemi futur në katër javët finale të një kampionati të “çmendur” dhe deri më tani, nuk është vendosur asgjë. Verdiktet e një sezoni tepër të bukur mund të jepen vetëm në sekondën e fundit, por te Partizani, nuk duan t’i lënë gjë rastësisë. “Demat e kuq”, pas hapit fals në Korçë, nuk duan më gabime dhe që në derbin ndaj Tiranës dhe synohet fitorja. Si Partizani, ashtu dhe Asani, janë të motivuar në maksimum që ta mbyllin sezonin aktual sa më mirë të jetë e mundur, e që ta fitojnë edhe titullin kampion. Vetë Asani e ka provuar shijen e titullit kampion dy sezone më parë dhe pa diskutim, dëshiron ta fitojë sërish. Jo më kot nuk u largua në janar…

Related posts

SUPERLIGA/ Dy supersfida për ditën e sotme, ja skuadrat që zbresin në fushën e blertë

Isa.Autor

E BUJSHME/ Mancini “fërkon duart” për shortin: E rëndësishme që shmangëm Gjermaninë

Isa.Autor

ATLETICO-REAL MADRID/ Pritet një ndeshje e “luftuar” nga të dyja ekipet në derbi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment