Formula 1

NJË NJERI FJALËPAKTË/ Nga Formula 1 te “HAIKU”, një libër për frazat e Raikkonen! (FOTO)

Piloti i Ferrarit në Formula 1, Kimi Raikkonen, është një njeri fjalëpaktë, por ato janë gjithë “poetike”, në mënyrën e vet.

Finlandezi i ftohtë është një personazh mjaft interesant, aq sa tashmë është bërë edhe një libër “haiku”, ku përfshihen frazat e pilotit dhe mesazhet në radio me skuadrën e tij.

Haiku është një formë tradicionale e poetikës japoneze, ku çdo poemë ka 17 rrokje.

Libri quhet ‘Winnow Your Words’ (‘Shoshiti fjalët”) dhe u publikua në tetor, por më pas u prodhuan edhe 10 mijë kopje, për shkak të kërkesave të panumërta nga tifozët e Kimit.

Autosport, partneri që ka publikuar librin, e ka përshkruar librin si “kremtim i mënyrës së të folurit të saktë, lakonike dhe pa dykuptimësi të Kimit. Asnjë fjalë e panevojshme, por realisht plot karakter. Ashtu si në haiku, bukuria është tek ajo që nuk thuhet”.

Ja disa shembuj nga haiku në librin e Kimit:

Telefonat

gjithnjë pa zë.

Nuk më pëlqen kur bie zilja dhe

njerëzit më telefonojnë“.

“Gjithnjë dëshiron

të kesh një makinë fituese,

por nuk ka garanci

që ajo do të jetë e tillë”.

Më lakonik se kaq, nuk bëhet!

Të ardhurat nga shitja e librit do t’i kalojnë Grand Prix Trust – një organizatë jo-fitimprurëse që ndihmon personat e punësuar në Formula 1 që t’i kthehen jetës normalisht, kur gjërat shkojnë keq.

Related posts

FORMULA 1/ Super Verstappen, fitore historike në Sprint Race dhe “pole position”

Delo.autor

“MBRETI I SHIUT”/ Shikoni se si Majkëll Shumaker garoi me tre goma (VIDEO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Jean Todt kërkon revolucion, ja ndryshimet që propozon

Delo.autor

Leave a Comment