Futboll La Liga Sport

PEREZ ULË ÇMIMIN PËR MERKATON/ Tashmë Isco është i gatshëm të transferohet tek…

Merkato po afron, ndërsa Juventusi nuk ka ndërmend që të gjendet i papërgatitur. Një nga objektivat më të mëdhenj është Isco. Një futbollist që po ndihet si “mish i huaj” te Real Madridi, teksa është injoruar nga trajneri Solari.

Trajneri argjentinas shpesh e ka lënë mesfushorin në stol. Për më tepër, lojtari iu është drejtuar me një gjest të shëmtuar tifozëve gjatë ndeshjes kundër CSKA së Moskës, çka nuk iu ka pëlqyer drejtuesve të “Los Blancos”.

Situata është pothuajse e pakthyeshme, kështu që, në raste të tilla, zgjidhja ideale është vetëm një: largimi. Dhe Juventusi është aty, i vetëdijshëm për ta thënë fjalën e vet, pasi ka rrëmbyer nga kampionët europianë në fuqi Cristiano Ronaldon.

Sipas “Corriere dello Sport”, Florentino Perez duket se i ka ulur pretendimet për Isco. Nëse një javë më parë kërkesa arriti në 700 milionë euro, sa është klauzola e lirimit të mesfushorit, shifër e paarritshme për të gjithë, tashmë Perez do të jetë i gatshëm për ta ulur çmimin në 100 milionë euro.

Një shifër e lartë, megjithatë, por definitivisht shumë më e volitshme se ajo e mëparshmja. Një operacion që ngjason me atë të CR7 për bardhezinjtë, të cilët e dinë mirë rrugën që duhet të ndjekin. Natyrisht, për yllin spanjoll ka interesim të fortë nga Manchester City dhe Pep Guardiola.

Related posts

E PAZAKONTA E BOTËRORIT/ Shtesa rekord në Katar, çdo ndeshje ka shkuar mbi 100 minuta

F.autor

Liverpool insiston për Strakoshën, Tare e zëvëndëson me një kampion bote

Sadik.Autor

VIDEO/ Gol i gjithi shqiptar, Valon Ethemi gjen sërish rrugën e rrjetës në elitën e Turqisë

F.autor

Leave a Comment