Futboll Sport

PREZANTOHET FILMI “LORIK”/ Jeta e kapitenit mes rrëfimit emocionues! (VIDEO)

Një kapiten është përgjithmonë. Sot nuk është më pjesë e fushave të blerta, nuk shkelmon më topin, apo mbron ekipin nga pësimi i golit, por gjurmët që ka lënë nuk mund t’i fshijë dot askush. Dhe, kur flasim për liderin e gjithë shqiptarëve, atëherë emri që na shkon ndër mend është ai: Lorik Cana.

Pikërisht për këtë arsye, “DigitAlb”, me bashkëpunimin e fondacionit “Lorik Cana 5”, në kuadër të kontributit për artin dhe kinematografinë, prezantoi ditën e mërkurë në ambjentet e hotel “Plaza” në Tiranë, premierën e filmit dokumentar “Lorik”. Një realizim ky dhe këmbëngulje e gazetrit Andi Deçka.

Dedikimi për jetën dhe karrierën e legjendës së kombëtares kuqezi. Eshtë vetë protagonisti, që në vetën e parë, tregon gjithçka ka kaluar, nga fëmijëria e deri te arritjet, skuadrat që ka ndryshuar, fitoret, deri te qershia mbi tortë, Europiani 2016.

Dokumentari ka përshkruar të gjitha etapat e rëndësishme në jetën dhe karrierën e ish-mbrojtësit, që nga fëmijëria e kaluar në Gjakovë të Kosovës, deri te hapat e parë, transferimi tepër i ri në Paris, te PSG, për të vijuar me Marseille, Sunderland, Galatasaray dhe Lazio.

Mes tyre, një hapësirë të rëndësishme ze edhe Shqipëria, një zgjedhje e bërë me bindje nga Loriku. Debutimi në Kosovë dhe miqësore ndaj Zvicrës në ndeshje zyrtare. Ishte qershor i vitit 2003 dhe ajo datë nuk do të harrohet kurrë.

Imazhe të rralla, fotografi, por sidomos një rrëfim emocionues dhe prekës. Gjithçka e një cilësie të lartë.

Filmi i titulluar “Lorik” do të transmetohet fillimisht në skenat e kinemave dhe më pas do të vijë edhe në Digitalb. Në prezantimin e filmit-dokumentar ishin të pranishëm shumë personazhe të rëndësishëm të shtetit shqiptar duke filluar nga kryeministri Edi Rama, i cili mbajti fjalim, e deri te presidenti Ilir Meta, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj apo edhe shumë personazhe të sportit ku spikaste presidenti i FSHF Armand Duka. Mes tyre, edhe reperi Noizy, tepër mik me Lorikun. Por, edhe ish-mesfushori kuqezi Edvin Murati.

Lorik (2018) – Trailer

DigitAlb prezanton filmin dokumentar "Lorik", dedikuar jetës dhe karrierës së kapitenit legjendar të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana. Së shpejti në kinema 🎬

Gepostet von DigitAlb am Mittwoch, 5. Dezember 2018

Related posts

Katastrofë për Barcelonën, Pique lëndohet dhe mungon një muaj

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester United merkato në Torino, do yllin e Juventus! (EMRI)

Delo.autor

Mancini: Çfarë dhimbjeje për Italinë, që ta shohë Kupën e Botës nga…

Sadik.Autor

Leave a Comment