Futboll Seria A Sport

FLET PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Javier Zanetti: Mauro është shumë i lumtur në Inter, rinovimi do të…

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka garantuar se Mauro Icardi është shumë i lumtur dhe se do të nënshkruajë kontratë të re në kohën e duhur.

Kapiteni i zikaltërve është ndër sulmuesit më vrastar në Evropë, dhe ka klauzolë prej 110 milionë euro në kontratën e tij me Interin, e cila është e vlefshme vetëm për dy javët e para të muajit korrik.

Klubi dëshiron ta rrisë apo largojë në tërësi klauzolën në një marrëveshje për zgjatjen e kontratës, megjithatë deri tani nuk ka asgjë konkrete.

“Mauro është shumë i lumtur në Inter dhe ne jemi shumë të lumtur me të”, tha Zanetti për Tuttomercatoweb.

“Rinovimi do të vijë në kohën më të përshtatshme, dhe jemi në pritje. Ai është i rëndësishëm për ne në fushë dhe jashtë saj, ai është kapiteni dhe pika jonë referuese”, shtoi ai.

Related posts

U ARRIT MARRËVESHJA/ Pasaporta i krijon probleme, ngec në Itali sulmuesi i shumëpritur te Vllaznia

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Leeds shokon kampionët, Alisson dorëzohet përballë sulmuesit (VIDEO)

Delo.autor

Eusebio Di Francesco: Ndaj Barcelonës do luaj si të barabartë, nuk e kemi frikë

Sadik.Autor

Leave a Comment