Futboll Premier League Sport

HEDH POSHTË KRITIKAT/ Guardiola: Taktikat e mia funksionojnë gjithnjë, jam një…

Trajneri Pep Guardiola i ka hedhur poshtë kritikat në adresën e tij dhe të skuadrës së Manchester City pas humbjes 2-3 që ekipi kampion i Premier League pësoi në fushën e tij ndaj Crystal Palace. Një humbje befasuese, që la skuadrën e City 4 pikë pas Liverpool, ndërkohë që zgjedhjet e bëra nga trajneri dhe skemat e tij në këtë sfidë prëfunduan nën akuzë.

“Kur unë fitoj, jam një gjeni. Por po ju them që skemat e mia funksionojnë edhe kur humbas e unë mbetem sërish një gjeni”, tha Guardiola, duke u shprehur se të gjithë ata që luajnë japin maksimumin në fushë. “Kemi edhe mungesa, por kjo nuk është justifikim. Ishte thjesht një ditë e keqe dhe kemi shans që të ngrihemi shumë shpejt, pasi pas dy ditësh kemi sfidën me Leicester”, u shpreh më tej trajneri spanjoll.

“Futbolli është i mbushur edhe me surpriza, një e tillë na ndodhi ne. Kjo është një periudhë e vështirë, e mbushur me ndeshje, ndaj të gjithë duhet të jenë gati për të zbritur në fushë kur është e nevojshme. Unë kam besim te kjo skuadër, sezoni është ende i gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë deri në fund. 4 pikë diferencë nuk janë shumë”, tha Guardiola.

Related posts

SKANDALI NË ZVICËR/ Shaqiri refuzon kombëtaren: Shkak Granit Xhaka

F.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Spezia në “San Siro”. Rezultati 2-1

Delo.autor

Iu ka marrë malli për Kupën e Botës? Ja 10 golat më të bukur nga “Rusi 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment