Futboll Sport

KANË ARDHUR DYSHIMET NË LIDHJE ME YLLIN E PSG-SË/ Luis Enrique dyshon: Është i jashtëzakonshëm, por…

Në tre sezonet e kaluara në drejtim të Barcelona-s, Luis Enrique ka arritur të fitojë gjithçka. Dy kampionate, një Champions League dhe një Botëror për klube. Megjithatë, aventura e trajnerit aktual të Spanjës në drejtim të katalanasve nuk ka qenë gjithmonë pozitive. Pas deklaratave të bëra për Messi-n, tani kanë ardhur ato për Neymar.

“Cruyff  ka thënë se nuk duhet të kesh më shumë se një gjel brenda gardhit dhe ne kemi bërë tre bashkë (Messi, Suarez dhe Neymar). Kemi fituar disa trofe dhe ka qenë e pabesueshme. Kemi patur ekuilibër, doja që të sulmonim si ekip dhe të mbronim si ekip. Me mua, Leo ka patur gjithmonë liri veprimi në sulm”, ka thënë Luis Enrique për “Catalunya Radio”.

Më pas kanë ardhur dyshimet në lidhje me Neymar: “Ai është një djalosh i jashtëzakonshëm, është shumë i ri dhe ka dëshirë për të mësuar. Megjithatë, duhet të them se ekziston edhe një Neymar që më shqetëson: ai i jetës private”.

“Nuk kam patur kurrë asnjë problem me të, më pëlqen gëzimi i tij, ashtu si ai i Dani Alves. Ka cilësitë e duhura për të dominuar. Koha do ta thotë, nuk besoj se dominon tani, por është një fitues në fushë”, ka thënë Enrique.

Related posts

MILAN-LAZIO/ 2 gola për 3 minuta, skuadrat dhurojnë spektakël në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Joao Miranda: Jam mbrojtësi më i mirë në …

Sadik.Autor

“The Best”/ Surprizë goli më i bukur i vitit, ja kush fiton çmimin Puskas (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment