Futboll Premier League Sport

“LIVERPOOLI DO E PËRFUNDOJË…”/ Emery: Ne kemi lojtarë të cilët dinë të…

Liverpool kanë humbur vetëm 6 pikë nga 19 ndeshjet e para dhe janë pa humbje në ligë derisa këtë të shtunë ata i viziton Arsenali.

Liverpool mund ta përfundojë ashtu si Arsenali kampionatin pa humbje, ka thënë trajneri i “Topçinjëve”, Unai Emery.

“Në këtë moment ata janë duke e bërë këtë. Ata janë duke e bërë këtë deri me tani”, tha Emery në konferencën për mediat. “Ne kemi luajtur tri vite më ta në finale të Europa Ligë kur unë isha me Sevillan dhe fituam”.

“Por nëse shikoni përparimin e tyre është një shembull i mirë për ne. Progresi është i qartë: ata ishin jashtë Ligës së Kampionëve dhe ata janë shembull për Arsenalin tani. Ne kemi nevojë që të kërkojmë nga vetvetja por na duhet kohë dhe qetësi që është shumë e rëndësishëm”.

Skuadra e Emery barazoi kundër Liverpoolit në Emirates në nëntor por ai pret një sfidë të vështirë kundër tyre në Anfield.

“Së pari, ata janë shumë të mirë në stadiumin e tyre dhe kanë tifozë fantastik. Po ashtu atmosfera për momentin është në anën e tyre”, tha Emery.

“Por, ne kemi lojtarë të cilët dinë të luajnë në ndeshje të mëdha, po ashtu edhe në Liverpool, ne e dimë se është e vështirë por ky është një test i madh për ne, unë kam motiv të madh dhe po shikojmë përpara se si ti kundërpërgjigjemi atyre”.

“Po ashtu pasi kemi përfunduar pjesën e parë të sezonit, ne jemi në pozitë më të mirë tani më pikë, kemi 38 pikë, nuk është mirë por janë pikë të mira në dallim me skuadrat e tjera kurse ne duhet që të fitojmë më shumë pikë gjatë pjesës së dytë të sezonit, kurse duhet të përmirësohemi pak më shumë, sidomos në gabimet që kemi bërë deri me tani”.

Related posts

KANË MË SHUMË “FRYMËMARRJE”/ Lodhja nuk është justifikim për rënien e Barcelonës, ja rezultatet

Delo.autor

Kluivert mposht Donnarumman, fiton çmimin adoleshenti më i talentuar në botë

Sadik.Autor

West Ham rikthehet në lojë, Aaron Cresswell shënon golin e parë ndaj Cityt (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment