Boks Të tjera

I JEP FUND SPEKULIMEVE/ ​Wilder e refuzon ndeshjen me Joshuan: Fury e meriton një ndeshje tjetër

Deontay Wilder u ka dhënë fund spekulimeve për një meç të mundshëm të tij kundër Anthony Joshuas në pranverë të vitit 2019, duke bërë të ditur se ai e pranon një ndeshje tjetër me Tyson Furyt, të cilin planifikon ta zhvillojë në maj ose qershor të vitit të ardhshëm.

Wilder e mbrojti titullin kampion bote në kategorinë e rëndë divizioni ËBC pas meçit ndaj Tyson Fury, i cili mbaroi me barazim në Staples Centre të Los Angeles të dielën në mëngjes.

Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë moment.

 Pas ndeshjes, Fury kishte sugjeruar se Wilder nuk do të pranonte ta zhvillonte një ndeshje tjetër, ndërsa promotori i Joshuas, Eddie Hearn, kishte thënë se ai po nisej për në Amerikë, ku do të diskutonte me Wilderin për një ndeshje mes dy boksierëve.

“Fury e meriton një ndeshje tjetër, kështu është e drejtë. Ai mbijetoi disi pas rrëzimit në rundin e 12-të dhe u kthye nga ferri. Disa njerëz menduan se ai e meritoi të fitonte, disa të tjerë menduan se unë e meritova e disa menduan që ishte baras”, ka thënë Wilder.

“Por seriozisht, unë e dua një ndeshje tjetër para çdo ndeshje. Nuk dua askënd tjetër. Është e drejta e tij [Furyt] dhe kjo është gjëja e duhur për ta bërë për botën e boksit”.

“Ai [Joshua] po e merr atë që e meriton. Ata [Joshua dhe Hearn] menduan se janë të vetmit vendimmarrës në divizionin e peshave të rënda. Ata kishin katër muaj kohë për ta kërkuar një ndeshje”.

“Egoizmi i tyre mbizotëroi, kështu që le të vazhdojnë me ndeshje kundër boksierëve të nivelit të dytë të peshave të rënda, përderisa Fury dhe unë vazhdojmë ta bëjmë boksin të mrekullueshëm përsëri. Nuk dua asnjë ndeshje tjetër”.

Related posts

Wilder: Dueli me Joshua do të ndodhë shumë shpejt

Sadik.Autor

COVID-19/ Rriten infektimet në Tokio, parashikohet një Olimpiadë në izolim

Delo.autor

Plus 2.8 milionë dollarë për të zgjidhur problemin në transport

Q.Autor

Leave a Comment