Futboll

PAS FITORES NDAJ NEWCASTLE/ Klopp: Tifozët u gëzuan për humbjen e City-t? Mesa duket nuk e paskan parë fitoren tjetër

Liverpool ka mposhtur Newcastle 4-0 në Anfield dhe trajneri Jurgen Klopp nuk kishte si të mos mbetej i kënaqur. Me këtë rezultat, dhe disfatën e City-t, Të Kuqtë tashmë ndodhen në krye me një diferencë prej gjashtë pikëve.

Pas ndeshjes, Klopp ka analizuar ndeshjen, duke dhënë edhe mendimin e tij për kundërshtarët.

Në aspektin sulmues e nisëm shumë mirë, ndërsa në mbrojtje nuk më pëlqeu edhe aq shumë.

“Por 90 minutat ishin shumë të mira, mund të kishim shënuar më shumë, shanset i krijuam pasi kemi lëvizur shumë mirë në fushë.

“Është e vështirë të thyesh formacionin e Newcastle, ata punuan mirë, por djemtë e mi bënë detyrën.

“Nuk e kishim idenë për rezultatin e Manchester City-t deri në fund të ndeshjes. Do të ndeshemi ndaj tyre së shpejti, po të isha si ata do të mendoja diferenca është vetëm katër pikë pasi akoma duhet të luajmë ndaj tyre, por edhe Arsenal më përpara.

“Gjëja e vetme që ka rëndësi është paraqitja, ajo duhet të mbetet në këtë nivel. Tottenham po luan shumë mirë, megjithëse kaloi një verë të vështirë, po luan në mënyrë brilante.

“Edhe ne po bëjmë një sezon të mirë. Chelsea do të fitojë, Arsenal do të fitojë, do të jetë një garë deri në ndeshjen e fundit.

“Tifozët u gëzuan te goli i dytë i Leicester ndaj Man City-t, unë thashë se brohoritën për ne dhe mendova ‘sa bukur’, por vetëm më vonë më thanë se festa ishte për një rezultat tjetër. Mesa duket nuk e paskan parë ndeshjen e Tottenham…”

Related posts

BOATENG U AKTIVIZUA 2 HERË NË 2 MUAJ/ Tifozët tallen me lojtarin: Shkove tek Barcelona për disa foto me..

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Tension tek “Demat e Kuq”, protestë për rrogat në prag Derbi me Tiranën

Delo.autor

Pikante dhe statistikat/ Ja çfarë duhet të dini për super sfidën Kukësi-Partizani

Isa.Autor

Leave a Comment