Futboll Seria A Sport

INTERI “NGRE KOKËN”/ Spalletti: Tentojmë t’ia vështirësojmë jetën vetes, duke punuar kështu Icardi…

Interi ngre kokën pas humbjes me Juven dhe daljes nga Champions-i. Dhe Luçiano Spaleti e analizon kështu suksesin ndaj Udinezes: “Ikardi, duke punuar kështu do bëhet sulmuesi perfekt. Del në krye dhe tërheq skuadrën. Në dy ndeshjet e fundit e ka bërë në perfeksion.

 

Luajtëm mirë, por ishim pak naivë, nuk patëm zjarrin e duhur dhe momentet agresive. Ishim shumë mirë në fushë, pavarësisht nisjes së pjesës së dytë”. Trajneri evidenton edhe disa gabime të ekipit të tij: “Ndonjëherë humbasim topa shumë banalë. Edhe menaxhimet në zonën e penalltisë ishin të komplikuara. Tentojmë t’ia vështirësojmë jetën vetes.

Fjalët e mia në konferencë? Duhet ta mbroj Interin. Në bazën e ideve të mia është kjo dhe unë shpresoj që edhe tifozët ta bëjnë”. Fjalë të mira edhe për Zhoao Marion: “Është në rritje. Ka karakteristika që nxjerrin në pah cilësi të rëndësishme, por ndonjëherë tenton të bëjë gjithçka në të njëjtën mënyrë dhe bëhet nervoz. Me kaq shumë ndeshje, fazë Zotit që kemi një lojtar të tillë”.

Related posts

PËRMBYSJE SPEKTAKOLARE/ Salah merr topin nga mesi i fushës dhe shënon supergol (VIDEO)

Delo.autor

Dy oferta për Andre Silvan, sulmuesi portugez do të largohet nga Milan?

Sadik.Autor

LËSHON DEKLARATËN EPIKE/ Trajneri Klopp: Do të humbisja të gjithë pasurinë nëse vendos bast për…

Delo.autor

Leave a Comment