Futboll Seria A Sport

ISH-MENAXHERI I ICARDIT/ Abian Moreno: Wanda mendon vetëm për paratë, jo për…

Abian Moreno, ish-menaxheri i Mauro Icardi-t, ka folur për “Radio Sportiva” në lidhje me situatën e kapitenit të Inter-it:

“Icardi ka dhënë shumë si sulmues në fushë, por ka në krah një figurë negative, që mendon vetëm paratë. Puna e tij në fushë është e jashtëzakonshme, është përmirësuar shumë. Por Wanda mendon vetëm për paratë dhe jo për imazhin dhe vlerën e tij si kapiten i Inter-it”.

“Një menaxher mund të flasë për rinovim, por është mënyra si e bën këtë që ka rëndësi. Nuk mund të thuash ‘këto janë shifrat e Icardi-t’ dhe të nxjerrësh gjithçka në rrjetet sociale. Duhet të flasësh me klubin, jo të nxjerrësh gjithçka në internet”, ka thënë Moreno.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një asist “MAGJIK” nga Gjasula, Cikalleshi ndëshkon Poloninë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ MILANI shumë PRANË talentin spanjoll, e krahasojnë me…

Isa.Autor

BASKETBOLL/ Flamurtari i pathyeshëm në kampionat, siguron fitoren e radhës

Delo.autor

Leave a Comment