Futboll Premier League Sport

MERR VENDIN NE MOURINOS/ Solskjaer dhe intervista që “SHPËTON” Pogban

Futbolli është i çuditshëm. Solskjaer as që e kishte imagjinuar në fillimin e këtij sezoni se do të ulej në stolin e Manchester United. Por është pikërisht ai që ka marrë vendin e Jose Mourinho-s. Të paktën për muajt e ardhshëm: kohë e mjaftueshme për të ankoruar skuadrën në një port që quhet Champions.

Vendi i katërt është i vështirë për t’u arritur? Alternativa është të fitojë trofeun. Solskjaer e di mirë si bëhet. Në fund të fundit, të gjithë tifozët e “Djajve të Kuq” shpresojnë te përsëritja e finales së çmendur të 1999-ës, kur ish-sulmuesi i United realizoi golin e fitores kundër Bayern Munich.

Akoma më interesante, siç ka zbuluar “Mirror”, është përgjigjja që ka dhënë norvegjezi kur është pyetur në fillimin e këtij sezoni në lidhje me praninë (dhe qëndrimin) e Pogba në ekip. Siç dihet, mesfushori kampion i botës me Francën ka patur më shumë se një problem me Mourinho-n. Në këtë aspekt, trajneri i ri mund të përfaqësojë një kthesë të rëndësishme në karrierën e futbollistit.

Gjithashtu, Solskjaer mund të bëjë edhe një revolucion në merkato. Në fakt, deklaratat e bëra nga ai në fillimin e këtij viti lënë shumë pak vend për interpretime. “Po të ishte për mua, – ka thënë Solskjaer për Sky Sports, – do ta ndërtoja ekipin rreth Pogba. Është fantastik, shpresoj që të qëndrojë”.  A do të mjaftojë kjo për ta hequr francezin nga merkato dhe për ta bindur të qëndrojë në “Old Trafford”?

Detyra për të rimëkëmbur United është shumë e vështirë, por është jashtëzakonisht shumë e lehtë të kuptohet se kush është idhulli i trajnerit të ri. Kush tjetër përveç Alex Ferguson? “Ai më ka mësuar gjithçka. Si të mos ndihesh shumë i kënaqur me lojtarët dhe si t’i motivosh në mënyrë që të luajnë gjithmonë në  nivele të larta. Ai më ka mësuar gjithçka në lidhje me menaxhimin e lojtarëve dhe të një ekipi”, ka thënë Solskjaer.

Related posts

Milani me 5 yje/ Kuqezinjtë gjejnë rrugën e rrjetës edhe me Bonaventurën

Sadik.Autor

6 MILIONË EURO NË SEZON/ Inter arrin marrëveshjen me mesfushorin e Barcelonës…

Delo.autor

BUFFON TITULLAR NË KUPËN E ITALISË/ Pas rekordit të prezencave, “Gardiani” i Juventus kërkon një tjetër arritje

Delo.autor

Leave a Comment