Futboll Premier League Sport

ISH-ZËDHËNËS I “DJAJVE TË KUQ”/ Eladio Parames: Mourinho nuk e donte Pogba, por United e bleu për…

Manchester United nuk i dha mundësinë Jose Mourinho-s të jepte mendimin e tij për Paul Pogba pasi vendosi se do ta rikthente në Old Trafford për arsye komerciale.

Ky pretendim vjen nga një mik i afërt i trajnerit të United dhe ish-zëdhënës, Eladio Parames, i cili gjithashtu tha se klubit iu deshën gjashtë muaj për të kompensuar shumën e harxhuar për të.

Pogba aktualisht nuk po kalon një moment të mirë nën drejtimin e Mourinho-s, megjithëse United nuk ka ndërmend ta shesë në janar.

Duke krahasuar mesfushorin francez me sulmuesin Mario Balotelli, Parames shkruan në rubrikën e tij për gazetën Record: “Nuk është rastësi se të dy janë kritikuar nga disa trajnerë tashmë.

“Njerëzit që i kanë blerë nuk e kanë ditur se çfarë personaliteti kanë. Pogba, për shembull, vlen shumë në aspektin komercial, aq shumë sa United rifitoi shumën e shpenzuar për të pas vetëm gjashtë muajsh.

“Gjithsesi, pa Matuidi dhe Kante në krah të tij, ai nuk vlen asgjë. United nuk i dha Mourinho-s lojtarë me cilësi të tilla.

“Ai i ka ardhur në majë të hundës Mourinho-s, dhe prandaj u la në stol ndaj Fulham.

“A ka trajner tjetër që do t’ia bënte këtë gjë një kampioni bote? Nuk besoj.”

Related posts

(FOTO) Chelsea kërkon me ngulm fitoren ndaj Brighton, njihuni me formacionet zyrtare

Q.Autor

Lazio gjen zëvendësuesin e Milinkovic-Savic, vjen mesfushori i Arsenalit

Isa.Autor

NGA CAPELLO TEK BARESI/ “Juria” italiane del kundër Van Basten për mbrojtësin De Ligt

Delo.autor

Leave a Comment