Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ BOLOGNAS/ Mijëra “Koulibaly” në stadium, tifozët e “Napoletanëve” do të shkundin Seria A

Mbrëmja e “San Siros” e ka lënë shenjën e saj. Koret raciste të tifozëve të Interit ndaj Koulibaly kanë tronditur zemrat e shumë njerëzve. Tani në Napoli, por jo vetëm, duan të tregojnë të gjithë afërsinë e mbështetjen për mbrojtësin senegalez, veçanërisht për të dhënë një mesazh të fortë për të ardhmen.

Lojtari me ngjyrë ishte në shënjestër të tifozëve kundërshtarë në Milano. Ai u ofendua në kor për ngjyrën e lëkurës, një episod që sigurisht nuk ishte i ri në Itali. Pastaj, mbrojtësi i Napolit u përjashtua nga fusha me karton të kuq, sepse duartrokiti arbitrin, i kushtëzuar emocionalisht nga situata që po përjetonte në nivel personal. Ai u skualifikua me dy ndeshje, prandaj nuk do të jetë pasdite, kundër Bologna.

Por kjo nuk ka rëndësi, sepse do të ketë mijëra “Kalidou Koulibaly” të shpërndarë në stadiumin “San Paolo”. Grupi i tifozëve të Napolit, “Quelli del sangue azzurro”, ka nisur iniciativën “Siamo tutti Koulibaly” për ndeshjen kundër Bologna.

Para fillimit të ndeshjes, ata do t’iu shpërndajnë tifozëve mijëra maska, që kanë të stampuar fytyrën e mbrojtësit senegalez. Një mesazh i afrimitetit të qartë dhe të fortë i tifozëve napolitanë me lojtarin e tyre. Ndoshta edhe lojtarët e Napolit do të marrin pjesë në këtë fushatë sensibilizuese me maskën e Koulibaly.

Përveç maskave, qindra bluza do të shpërndahen me foton e lojtarit dhe me frazën e solidaritetit “”Siamo tutti Koulibaly”. Formati i maskës është gjithashtu i disponueshëm në internet, për ata që dëshirojnë ta shkarkojnë atë, ta printojnë dhe të shkojnë në stadium të pajisur, tashmë.

Related posts

NGA NUSRETI ME COVID-19/ Titullari i rëndësishëm i Realit e pëson rëndë (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA KTHEHET NË TELENOVELË/ Flamengo “ÇMENDET” pas Balotellit, ja rroga “FARAONIKE”

Delo.autor

EURO 2020/ Gjermania bën “POKER”, Holandën e shpëton penalltia e humbur

Delo.autor

Leave a Comment