Boks

SPEKTAKËL ME “KO”/ Ja kush është zgjedhur si Raundi më i Bukur për 2018

“Ring Magazine”, revista prestigjoze e sportit të boksit, ka zgjedhur raundin e 12-të të duelit mes boksierëve Tyson Fury e Deontay Wilder si “Raundin më të Bukur të Vitit 2018”. Ky duel u zhvillua më 2 dhjetor në Los Anxhelos dhe do të mbahet mend gjatë nga dy boksierët e nga fansat e këtij sporti.

Në këtë raund, një grusht i fortë i Wilder hodhi “KO” britanikun Fury, që pas disa sekondash coroditje arrin të ngrihet në këmbë, duke habitur të gjithë. Në këtë duel, Fury i rezistoi dy “knockdowns” për të vijuar sfidën ndaj kampionit të botës, sfidë e cila në fund u mbyll në barazim.

Fury, pas këtij dueli, fitoi cmimin si “Rikthimi i Vitit”, ndërsa Wilder arriti të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë në kategorinë WBC. Dy boksierët kanë nisur bisedimet për të zhvilluar edhe revanshin për të nxjerrë një fitues. Kjo ishte sfida më e ndjekur e peshës së rëndë në 15 vitet e fundit.

Related posts

“KO” BRUTALE NË UFC/ Grushti i Rozenstruik i heq buzën nga vendi kundërshtarit (VIDEO)

Delo.autor

E TRISHTË/ Mposhti Muhamed Ali dhe i mori titullin, ndërron jetë legjenda amerikane e boksit

Delo.autor

Nënkampionia e boksit, Elsidita Selaj rrëfehet në Wake Up (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment