Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Teuta-Kukësi. Rezultati 1-0

Teuta dhe Kukësi luajnë mes tyre sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, vendasit vijnë pas një humbje javën e kaluar ndaj Slënderbeut, dhe për të mos humbur më shumë terren ndaj kreut, kërkojnë një paraqitje që do u sigurojë pikë.

Nga ana tjetër, ekipi i Shpëtim Duros, mundi Tiranën javën e Kaluar, dhe kërkon me patjetër për të vijuar me fitoret, edhe pse transferta durrsake është mjaft e vështirë.

 

LIVE | Teuta-Kukësi 1-0

GOLAT: Kallaku pen. 84′ / 

KARTON I KUQ:  / Maliqi 72′ (2V)

 

KOMENTI LIVE

85’ Kallaku heq fanellën pas shënimit të golit, dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë. Interesant ishte fakti se mesfushori e hodhi fanellën te një prej tifozëve durrsakë, dhe doli nga fusha për të marrë një fanellë tjetër në stol, dhe më pas u fut sërish në fushë.

84’ GOOOOOOOL TEUTA 1-0/ Sherif Kallaku merr përsipër penalltinë, dhe mposht Xhikën nga 11 metra.

82’ Faull brenda zonës së Kukësit, Jorgji akordon penallti për ekipin e Shkëmbit.

79’ Ndërrimi i tretë i Shkëmbit. Lorenco Vila në fushë, në vendin e Roni Gashit.

78’ Rrezikon Teuta. Goditje e fortë me të majtën nga Kallaku, direkt nga ajri, por Xhika në pozicion.

74’ Lëviz menjëherë Duro. Kotobelli në fushë në vendin e Rrocës.

72’ Karton i kuq në Durrës. Maliqi merr të dytin e verdhë, pas një faulli në një duel ajror, dhe lë fushën e lojës.

71’ Vila kroson nga e djathta, por mbrojtja e Kukësit largon rrezikun.

69’ Xhika shpëton Kukësin. Pas një topi tokazi nga e djathta i Vilës, është pikërisht portieri i kuksianëve që zgjatet dhe i heq mundësinë Nikacc që shkonte rrezikshëm për të shënuar golin e avantazhit.

68’ Shkurtaj provon nga shumë larg, topi mbi portën e Frashërit.

68’ Tjetër karton i verdhë te durrsakët. Ndëshkohet edhe Todorovski, për një faull ndaj Obanor.

65’ Lëviz sërish Shkëmbi. Fut në fushë Nikaç, në vendin e Çyrbjes.

63’ Gavazaj drithëron vendasit. Nga hyrja e zonës godet bukur me të majtën, ngjitur me shtyllën topi.

62’ Shkurtaj kërkon të nisë Abazajn, por Hoxha në momentin e fundit mbyll rrezikun.

60’ Faull ndaj Abazajt, Avdyli ndëshkohet me kartonin e verdhë.

59’ Avdyli provon një goditje me të majtën që nga rreth 30 metra, me këmbë e devijon Obanor.

56’ Abazaj dhe Rroca kërkojnë të kombinojnë në hyrje të zonës së durrsakëve, por mbyllen dhe ekipi i Shkëmbit eviton rrezikun.

55’ Çyrbja ndalet në krahun e majtë, dhe vendasit duan faull, por nuk është i këtij mendimi Jorgji.

46’ Nis pjesa e dytë në Durrës. Shkëmbi hedh menjëherë Kallakun në fushë, në vendin e Shkallës.

Related posts

E akuzojnë se nuk do Zvicrën/ GRANIT Xhaka mbron veten në “GJUHËN SHQIPE”

Isa.Autor

JUVENTUS NUK E LËSHON/ Intersohet për Higuain klubi i Premier League…

Delo.autor

Gentian Selmani: Keqardhje për Kupën, tani përqendrohem te Kombëtarja

Sadik.Autor

Leave a Comment