Futboll Seria A Sport

KRISHTLINDJE SPEKTAKOLARE/ Përballja Inter – Napoli nuk mund të humbet, zbulohet shifra e pabesueshme…

Do të jenë Krishtlindje spektakolare në “San Siro”, ku të mërkurën në mbrëmje, në “Boxing Day” të Serisë A, Inter dhe Napoli do të luajnë ndeshjen e madhe të javës së 18-të të kampionatit italian të futbollit.

Stadiumi, edhe për shkak të festave të fundvitit, nuk do të jetë i mbushur plot, por në “Meazza” pritet të jenë të pranishëm plot 65 mijë njerëz për të ndjekur sfidën mes zikaltërve dhe “axurrëve”.

Do të sfidohen dy rivalet kryesore të Juventus, një përballje që nuk mund të humbet. Pas lajmërimit zyrtar të Inter, që ka bërë të ditur se rreth 60 mijë persona do të ishin në shkallët e stadiumit, tani besohet se të mërkurën në mbrëmje do të preket kuota 65 mijë.

Related posts

Alban Bushi merr talentin e ish-ekipit të Ibrahimoviç

Sadik.Autor

SHKËLQEU NË KAMPIONATIN TURK/ Vedat Muriqi përzgjidhet në formacionin më të mirë të… (FOTO)

Delo.autor

9 GOLA DHE 5 ASIST THUAJSE 39 VJEÇ/ Ibrabrahimovic: Jam si Benjamin Button, gjithmonë i ri!

Delo.autor

Leave a Comment