Futboll Sport

MANCINI E GRUMBULLOI NË KOMBËTARE/ Agjenti sulmuesit Raspadori: Është lojtar i pjekur, nuk ka as tatuazhe

Roberto Mançini i surprizoi të gjithë duke grumbulluar për Kampionatin Europian sulmuesin e Sasuolos, Giacomo Raspadori.

21 vjeçari  zhvilloi një sezon mjaft të mirë në Serinë A duke shënuar 6 gola me fanellën e Sasuolos, teksa hov i dha dopieta e realizuar në ‘’San Siro’’ ndaj Milanit, ku shënoi 2 gola për 10 minuta pasi kishte hyrë si zëvendësuese.

Por, i surprizuar për ftesën nga kombëtarja, ka ngelur dhe agjenti i tij Fausto Pari i cili u shpreh:

‘’ Ishte kurorëzimi i një rruge që ai ka bërë, ishte një surprizë e mirëpritur. Ka cilësi që jo të gjithë i kanë. Forca e tij është koka e tij, ai mendon si një sulmues i pjekur, Raspadori është një lojtar i pjekur, madje ai nuk ka as tatuazhe.

Mançini i njeh shumë mirë cilësitë e lojtarëve të tij. Nëse Napoli e kërkon duhet të flasë me Sasuolon”.

Related posts

DEL NGA SPITALI PAS ATAKUT NË ZEMËR/ Ja cila do të jetë e ardhmja e Iker Casillas

Delo.autor

Ja kush është lojtari më i shpejtë i kampionatit anglez

Q.Autor

RISI DHE TEKNOLOGJI/ La Liga konfirmon marrëveshjen me Facebook (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment