Futboll Seria A Sport

PAS HUMBJES NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Joao Cancelo tregon pse Interi mbetet në zemrën e tij

Joao Cancelo i është mirënjohës Interit për eksperiencën zikaltër, sezonin e kaluar. Ai ka një vend të veçantë në zemrën e tij për klubin, pavarësisht se mbrëmë ishte pjesë e Juventusit në fitoren 1-0. Cancelo ishte huazuar tek Interi nga Valencia dhe, megjithëse nuk ishte titullar i garantuar, tregoi aftësitë e tij teknike.

Me qasje të dukshme ofensive, portugezi ishte kritikuar shpesh për pjesën mbrojtëse të lojës së tij, si te Valencia, edhe tek Interi. Por, Juve shpenzoi 40 milionë euro për ta blerë Cancelo në qershor. Mbrojtësi ka luajtur 12 ndeshje te Juventusi, duke përfshirë edhe atë kundër Interit, të premten. Me forcë e ka fituar vendin e tij në ekip, duke merituar vlerësimin e trajnerit Allegri dhe tifozëve bardhezinj.

Ende vetëm 24 vjeç, Cancelo duket i destinuar të bëhet një nga mbrojtësit më mbresëlënës të krahut në botë, por ai nuk do ta harrojë ndikimin e Interit në karrierë: Ishte një fitore e rëndësishme kundër Interit, që ka një ekip të shkëlqyer dhe është rival i drejtpërdrejtë për titullin, – tha për “Sky Sport Italia”. – Interi ishte një ekip mjaft i rëndësishëm për mua, që më bëri të rritem shumë. Tani përfaqësoj ngjyrat e Juventusit dhe mendoj vetëm për këtë skuadër, por Interi mbetet në zemrën time”.

Related posts

HIDHET SHORTI PËR FAZËN PLAY0OOF/ Ja sfidat e zjarrta të Champions

Delo.autor

CHAMPIONS/ Manchester United mposht me “MANITA” Leipzig, Rashford rishkruan historinë

Delo.autor

“NUK DUHET TË KEMI FRIKË”/ Reja para Polonisë: Do të tentojmë deri në fund

Delo.autor

Leave a Comment