Futboll Seria A Sport

SUPERSFIDA NDAJ ROMËS/ Ronaldo: Nuk do të shkëmbeja fanellën me….

Sulmuesi portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i ka ofenduar futbollistët e Romës para ndeshjes të së shtunës mes këtyre dy klubeve italiane, duke thënë se me asnjë lojtar në atë skuadër nuk do ta shkëmbente fanellën.

Ronaldo ishte përsëri në qendër të vëmendjes këtë fundjavë pas transferimit të tij nga Real Madridi këtë verë, pasi që arriti t’ia sigurojë skuadrës së tij fitoren me rezultat 1-0 përmes golit të shënuar nga pika e penalltisë.

Kjo fitore bëri që Juventusi ta mbajë distancën prej tetë pikësh me klubin në pozitën e dytë në tabelën e Serisë A, Napolin. Tani, skuadra e Massimiliano Allegrit do të tentojë ta vazhdojë ecurinë e ndeshje të mposhtur në Serie A edhe kundër Romës këtë të shtunë.

Para kësaj ndeshjeje, golashënuesi i dytë më i miri për këtë sezon të Serisë A, Ronaldo, sugjeroi se lojtarët e Romës nuk janë mjaftueshëm të mirë për ta shkëmbyer fanellën e tij me njërin prej tyre.

“Roma? Nuk ka asnjë lojtar me të cilin do ta shkëmbeja fanellën”, ka thënë Ronaldo, i cili për herë të fundit ishte ndeshur në Ligën e Kampionëve me verdhekuqtë në mars të vitit 2016, në të cilën e kishte shënuar një gol.

Related posts

“TË BËNTE TË NDIHESHE…”/ Kompany i thur elozhe ish-shokut të skuadrës dhe zbulon rivalin më të “bezdisshëm”

Delo.autor

Mourinho planifikon të ardhmen, 35 milionë stërlina për mbrojtësin e Atletico

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas një asist nga Mbappe, Benzema ndëshkon Finlandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment