Futboll Premier League Sport

LAJM I HIDHUR për Liverpool/ Mbrojtësi do të qëndrojë 6 javë larg fushave

Joe Gomez ka pësuar një frakturë në këmbë gjatë ndeshjes me Burnley-n dhe do të qëndrojë gjashtë javë jashtë skuadrës së Liverpool. Qendërmbrojtësi i të Kuqve ka pësuar një goditje të rëndë nga Ben Mee i Burnley-t në Turf Moor, çka ka provokuar edhe një debat të ashpër mes trajnerit të tij Jurgen Klopp dhe homologut Sean Dyche.

Ai ka shkuar për skanime paraditen e së enjtes duke u mbajtur në paterica dhe rezultatet kanë qenë jo të mira. Ai ka pësuar një frakturë në këmbë dhe do të qëndrojë gjashtë javë larg fushave.

Kjo do të jetë një goditje e rëndë për Liverpool teksa kalendari për muajin dhjetor do të jetë shumë i ngjeshur, pa harruar sfidën kyçe ndaj Napolit në Champions League.

Related posts

BARCELONA KONTAKTON SËRISH ME BAYERNIN/ Ja oferta e re e katalanasve për Levandovskin

F.autor

MOMENTI PREKËS/ Cristiano Ronaldo shënon ndaj Arsenalit e nuk feston, golin ia dedikon djalit që humbi jetën

F.autor

CHAMPIONS/ Juventus mposht me lehtësi Dinamo Kiev. Ronaldo feston golin e 750-të në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment