Boks Sport Të tjera

REVANSHI NDAJ MEKSIKANIT RUIZ JUNIOR/ Joshua shpalos objektivin: Kjo është ajo që ëndërroj më shumë për momentin (VIDEO)

Boksieri britanik Anthony Joshua (22 fitore dhe 1 humbje në karrierë) premtoi sot se do te rikthehet kampion i botës në peshat e rënda në boks, pasi do ta fitojë revanshin ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr (33 fitore e 1 humbje në karrierë). Kjo sfidë e dytë mes tyre do të zhvillohet në nëntor ose dhjetor të këtij viti, por ende nuk është përcaktuar data e saktë dhe vendi.

“Jam gati për të zhvilluar revanshin dhe jo vetëm kaq, por edhe të rikthehem kampion i botës. Dështimi i parë tashmë është lënë pas krahëve. Nuk jam nga ata që tërhiqem përballë vështirësisë së parë. E ndiej se tani jam sërish gati, ndaj e kërkoj me çdo kusht këtë revansh. Ambicja ime në boks për momentin janë të rikthehem sërish kampion bote”, tha Joshua.

Sfida e parë mes dy boksierëve u zhvillua në Nju Jork më 1 qershor, me Ruiz që triumfoi me “KO teknik” në raundin e shtatë, duke rrëmbyer titujt kampionë bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO. Kjo ishte sfida e parë e Joshua në Nju Jork, ku pësoi edhe humbjen e parë në karrierë dhe kërekon që revanshin ta zhvillojë në Britaninë e Madhe.

Related posts

HOLANDË-NORVEGJI/ Van Gaal i beson treshes së sulmit Bergwijn-Depay-Danjuma (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Sabien Lilaj: E kam mbyllur me Skënderbeun, presidenti Takaj të më shlyejë

Sadik.Autor

Shpërthen këngëtari italian, tifoz i Lacios: Strakosha, portieri më skarco në Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment