Futboll Kategoria Superiore Sport

LIVE/ Tirana-Flamurtari: Zhbllokohet sfida, Edon Hasani kalon në avantazh bardheblutë (VIDEO)

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” sfida mes Tiranës dhe Flamurtarit, e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë e shikojnë veten në vendin e parafundit me fitoren që Kamza arriti përballë Skënderbeut, ndërsa vlonjatët nodhen aktualisht në vendin në vendin e 6-të, por një fitore do t’i katapultonte ata në një vend në Europë.

Të dy trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre për sa i përket formacionit. Mema ka përzyer kartat në mesfushë, ndërsa vlonjatët ndodhen në këtë takim pa kapitenin Bushiç, i dëmtuar së bashku me Veliun.

Tekniku i bardhebluve ka aktivizuar Halilin nga minuta e parë, nga ana tjetër Daja u beson të njëjtëve që fituan përballë Kamzës

LIVE| TIRANA-FLAMURTARI 1-0

KOMENTI LIVE:

88′ GOOOOOL TIRANA 1-0. Edon Hasani zhbllokon sfidën. Shpërthen festa në “Selman Stërmasi.

80′ Pollozhani ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për prekje të topit me dorë në limitet e zonës. Por gjyqtari Koçi kthen mendjen dhe rikthen në lojë mbrojtësin e Flamurtarit.

79′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Danilo Alvesh në fushë Musta.

77′ Edon Hasani nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë nga shumë pranë vijës fatale. Ndërkohë gjyqtari anësor sinjalizon për pozicion jashtë loje.

70′ Skuadrat provojnë të rrezikojnë për ta fituar këtë sfidë, por mungon goli.

64’ Ngo bën gjithçka mirë duke iu shmangur Allës dhe duke nisur topin për Grecën, i cili kishte thjesht për ta dërguar në rrjetë. Por ndërhyrja e një mbrojtësi i heq topin nga këmbët futbollistit të Tiranës.

63′ Trajneri Mema kryen zëvendësimin e dytë, largohet Kobinah, në fushën e lojës Asion Daja.

60′ Zëvendësim te Tirana, largohet Halili në lojë Ngo.

59′ Aksion i shpejtë i Torasa nga e djathta, del Abibi dhe ndal topin e gjuajtur nga argjentinasi.

53′ Goli po kthehet në një makth për Tiranën. Turtulli provon nga shumë pranë zonë të gjejë rrugën e rrjetës, por topi është ndalur në fytyrën e portierit Koliçi. Ndërkohë më pas preket me dorë nga Alla, për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

 

52′ Torasa futet bukur brenda zonës dhe provon me një gjuajtje të rrezikshme, grushton mjaft bukur portieri Abibi.

46′ Tirana e nis në sulm pjesën e dytë. Sentamu provon me një gjuajtje, topi ndalet nga shtylla.

Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë 0-0. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Kapiteni Kërçiku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

42′ E pabesueshme çfarë humbet Sentamu. Me portë të boashatisur, sulmuesi nuk arrin ta shtyjë dot topin në rrjetë.

37′ Përsëri probleme për Danilo Alvesh, i cili kërkon ndihmën e mjekëve për të vazhduar lojën.

31′ Pranë golit Tirana. Pas një shpërthimi nga e djathta, Kërçiku futet bukur në zonë dhe pason në qendër të zonës për Kobinah, ky i fundit gjuan drejt portës, por topi devijohet dhe shkon jashtë kuadratit.

30′ Danilo Alvesh provon të surprizojë me një gjuajtje nga një kënd thuajse i pamundur, topi shkon jashtë kuadratit.

27′ Qarkullim i dendur i topit në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në këtë fragment loje.

21′ Sinjali i parë i vërtetë në portën e Tiranës. Kale provon me një gjuajtje me kokë nga brenda zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

15′ Tjetër kërcënim në portën e Flamurtarit. Pas një harkimi nga e majta, Sentami i shpëton mbulimit të mbrojtjes, del i vetëm brenda zonës, gjuan, por Koliçi bën sërish heroin, duke i mohuar golin bardhebluve.

12′ Siljanovski provon me një goditje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit…

7′ Flamurtari provon të fitojë terren duke ushtruar presion në gjysmëfushën e Tiranës, por pa arritur të rrezikojë portën e Abibit.

3′ Rast i artë për Tiranën. Pas një gjuajtje të bukur të Halilit, topi devijohet nga portieri Koliçi, nuk arrin as Greca as Sentamu ta shtyjnë topin drejt rrjetës.

1′ Ka nisur takimi.

Related posts

E PABESUESHME/ Mayweather dhe DJ Khaled në telashe, përfundojnë në gjyq për…

Isa.Autor

E ARDHMJA E SANCHEZ NË DILEMË/ Inter nxjerr në shitje yllin kilian, hidhen në sulm dy gjigantët spanjoll…

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist nga Hazard, talenti Haaland ndëshkon Bayern me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment