Futboll Premier League Sport

KULMI I KRIZËS/ Lojtari KATASTROFAL firmos kontratën e re me Man United deri në 2022

Është padyshim një prej momenteve më të vështira dhe kaotike të Manchester United, por pavarësisht problemeve dhe krizës së skuadrës nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho, mbrojtësi Chris Smalling ka nënshkruar një kontratë të re, që do ta mbajë të lidhur me klubin e “Djajve të Kuq” deri në vitin 2022. Kushtet e reja të porsa firmosura nga mbrojtësi veteran tashmë në “Old Trafford” përfshijnë edhe opsionin e një shtese prej 12 muajsh të tjerë. Një marrëveshje e re për 29-vjeçarin që nënkupton se në vitin 2020 ai do të tejkalojë eksperiencën e tij 10-vjeçare në “Old Trafford”.

Smalling është bashkuar me “Djajt e Kuq” që kur u transferua nga Fullham në vitin 2010, në një transaksion që kishte edhe bekimin e trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson, në janarin e atij viti. Mbrojtësi ka regjistruar mbi 300 aktivizime me klubin dhe shpreson që të regjistrojë edhe shumë të tjera. “Ky është sezoni im i nëntë me klubin dhe jam shumë i lumtur që do të vazhdoj progresin tim me këtë klub. Është një nder i vërtetë të luaj për Manchester United dhe ne tashmë jemi të gjithë të përqendruar në kalendarin shumë intensiv të periudhës festive”, deklaroi Smalling.

Related posts

“NUK KISHIM KË TË ZGJIDHNIM NË PORTË”/ Zv. trajneri flet për formacionin e zgjedhur: Cikalleshi si një pikë referimi

F.autor

PO SHKËLQEN ME LAZION/ Strakosha në “Top 20”, ngritje për portierin kuqezi

Isa.Autor

KONFIRMON YLLI HOLANDEZ/ Robben largohet nga Bayern Munich në…

Isa.Autor

Leave a Comment