Futboll Seria A Sport

MË I MIRË SE CR7 DHE ICARDI/ Zbulohet “mbreti” i sulmuesve në Serie A

Me dy gola të shënuar në ndeshjen kundër Frosinone, Arkadiusz Milik ka përmirësuar mesataren e tij të golave për minutë në këtë sezon. Nga Cristiano Ronaldo tek Mauro Icardi, nga bashkatdhetari i tij Piatek te shoku i skuadrës Dries Mertens, asnjë nga bomberat e mëdhenj nuk ka arritur të bëjë më mirë se sulmuesi polak i Napol-it, për nga numri i golave të realizuar në raport me minutat e luajtura në Serie A.

Në fakt, numrat e sulmuesit 24-vjeçar flasin qartë: 7 gola në 728 minuta të luajtura, të ndara në 13 ndeshje, që do të thotë 1 gol çdo 104 minuta. Deri tani, asnjë nga sulmuesit më të mirë të Serisë A nuk ka arritur të bëjë më mirë se ai (me përjashtim të Alessandro Matrit te Sassuolo, që ka arritur të shënojë 1 gol, por ka luajtur vetëm 85 minuta) në raport me minutat e luajtura.

Madje as pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, nuk ka arritur të bëjë më mirë se ai, edhe pse ka shënuar 10 gola në 15 ndeshje, por duke pasur dyfishin e minutave të luajtura në krahasim me polakun e Napol-it (1.340’), me një mesatare prej 1 goli çdo 134 minuta. Nuk ia ka dalë as Mauro Icardi, i cili, me 9 gola të shënuar në 949 minuta, ka një mesatare prej 1 goli çdo 119 minuta.

Sulmuesit e Serisë A me mesataren më të mirë të golave për minutë:

7. Cristiano Ronaldo ( 1 gol çdo 134′ )

6. Ciro Immobile ( 1 gol çdo 133′ )

5. Sergio Pellissier ( 1 gol çdo 124′ )

4. Dries Mertens ( 1 gol çdo 119′ )

3. Mauro Icardi ( 1 gol çdo 119′ )

2. Krzysztof Piatek ( 1 gol çdo 114′ )

1. Aradiusz Milik (1 gol çdo 104′)

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Pochettino pranë stolit të skuadrës madrilene…

Delo.autor

VDES NJË PJESËTAR I FAMILJES/ Nis fluturimin drejt shtëpisë mbrojtësi i Juventus…

Delo.autor

Dridhet “Emirates Stadium”, Griezmann shënon gol ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment