Futboll Shqipëri Sport

DEGRADON DEBATI/ “Bërtet HAJDUTI, kapeni HAJDUTIN”: OSMANI dhe PRODANI polemika të FORTA në…

Skuadra e Teutës barazoi ditën e djeshme në një rezultat 1 me 1 me ekipin e Partizanit, por duket se kjo ndeshje nuk ka kaluar shumë pa polemika.

osmani

Pas ndeshjes në komente në rrjetin social “Facebook”, ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqitpare të Futbollit dhe ish-drejtor i Partizanit, Eduard Prodani ka replikuar me lojtarin e Teutës, Tefik Osmani.

Prodani-Eduard

Eduard Prodani: Ashtu si e ka pas traditë, dje Partizanit mbushi një stadium “të vdekur” prej vitesh si ai i Durrësit. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për lojtarët. Kur luajnë kundër Partizanit shkëlqejnë dhe lojtarë të zakonshëm për nga cilësitë… në ndeshjen e djeshme disa lojtarë të Durrësit luajtën në nivele si kurrë më parë… të dy ekipet meritojnë një “bravo”.

Tefik Osmani: Z. Eduard Prodani po të tregoj traditën e këtij stadiumi “të vdekur” ky stadium mbushet kur ekipi ka rezultate dhe qytetarët e ndjejnë që duhet të mbështesin ekipin e qytetit të tyre. Nuk është se erdhi Partizani apo ndonjë ekip tjetër me gjithë respektin për të gjitha ekipet e tjera. Dhe më kryesorja lojtarët luajnë gjithmonë shumë mirë në ndeshjes si ajo e djeshmja. Mos e ngatërro futbollin me letrat që shkruan ose firmos ti.

Eduard Prodani: Faleminderit që më tregon për traditën e Durrësit. Në fakt ti gjithmonë ju tregon të tjerëve traditat e klubeve kur presidentët e të cilëve të paguajnë dhe për “të metat” e atyre klubeve me presidentët e të cilëve prishesh në Pazar. Apo s’ishte kështu dhe së fundmi? Ndërkohë ndihem keq për ty tek lexoj që i bën jehonë shpifjeve dhe thashethemeve mjerane të hajdutëve që thërrasin “kapeni hajdutin”. Po të them vetëm që sikur të kisha “shkruar dhe firmosur letra” unë shumë gjëra do të kishin marrë drejtim kohë më parë. Po mbase nuk është vonë.

47688235_2141910062537113_2833715006950866944_n48314816_2141910049203781_6512580583053328384_n48185549_2141908279203958_3038295195591376896_n

Related posts

CICINHO BËHET PISHMAN: Punë m*ti, ja si shpenzova 25.000 euro në dyqanin e Beckham

Isa.Autor

“FAJIN E KA GRUAJA”/ Griezmann e gjen “fajtorin”: Ja përse humba penalltinë përballë Shqipërisë

Delo.autor

Plas grushti në Vlorë, administratori Idrizi zbulon motivin

Sadik.Autor

Leave a Comment