Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ ​Lyoni i ofron “Los Blancos” Nabil Fekirin

Afati kalimtar i janarit tashmë i ka vënë në lëvizje klubet dhe Real Madridi është një ndër klubet në qendër të spekulimeve, veçanërisht për shkak të lajmit se Lyoni ia ka ofruar Nabil Fekirin.

Mesfushori 25-vjeçari kishte qenë afër transferimit në Santiago Bernabeu edhe gjatë afatit kalimtar të verës. Barcelona raportohej se ishte interesuar për Fekirin, mirëpo pastaj e zhvendosi vëmendjen te Frenkie de Jong i Ajaxit.

Kontrata e Fekirit me klubin francez përfundon në vitin 2020 dhe presidenti i klubit, Jean-Michel Aulas, ka filluar kërkimet për një zgjidhje tjetër pasi që francezi nuk i ka pranuar ofertat për vazhdimin e kontratës.

Lyoni mund të detyrohet ta shesë atë, gjatë afatit kalimtar të janarit apo të verës. Francezi ka luajtur në 16 ndeshje këtë sezon, duke i shënuar gjashtë gola dhe duke i bërë katër asiste gjatë këtyre paraqitjeve.

Real Madridi është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të Fekirit, pasi që klubi madrilen është në kërkim të një mesfushor më sulmues, i cili mund ta luajë një rol të ngjashëm me Luka Modricin në të ardhmen.

Për momentin, drejtuesit e Lyonit duan ta mbajë Fekirin në skuadër edhe për ndeshjen e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, mirëpo kapiteni mund ta detyrojë klubin ta shesë në janar nëse insiston për këtë gjë.

Related posts

Merret vendimi/ “MESSI” do të jetë markë veshjesh sportive, argjentinasi do të bëhet miliarder…

Sadik.Autor

FESTA E ÇMENDUR/ Notarja italiane feston 30-vjetorin me foto NUDO në…

Isa.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Tifozët bardheblu në festë, Ngo shënon golin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment