Futboll Seria A Sport

“FESTA E FUNDVITIT”/ Inter paralajmëron rivalët: Do të arrijmë t’i shkelim të gjithë, objektivi ynë…

Darka e organizuar nga Inter për festat e fundvitit ka qenë shumë argëtuese. Lojtarët e Spalletti-t janë shfaqur të qeshur në rrjetet sociale. Por protagonisti i mbrëmjes ka qenë presidenti Steven Zhang, i cili ka përdorur fjalë të qarta në fjalimin që ka mbajtur.

“Do të arrijmë t’i shkelim të gjithë, në fushë dhe jashtë saj: objektivi ynë është të kthehemi të fitojmë tituj. Jemi përmirësuar shumë në krahasim me pesë vite më parë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Kur shikoj ndeshjet, ndonjëherë mendoj se jemi të pamposhtshëm, tani ka shumë lojtarë që duan të vijnë këtu”.

“2018 ka qenë një vit i bukur dhe ka patur shumë evenimente të rëndësishme për Inter-in, siç ka qenë kthimi në Champions League, dhe unë jam i bindur se skuadra dhe klubi kanë gjithçka duhet për të fituar. Nuk është mendjemadhësi, por besim dhe bindje”, ka thënë Zhang.

Rritja e Inter-it është e dukshme, por tani zikaltrit duhet të kthehen te fitoret. Titulli në kampionat nuk do të arrihet as në këtë sezon, edhe Champions League nuk është më, por Spalletti dhe lojtarët e tij   duan të fitojnë me çdo kusht një trofe dhe do ta kenë mundësinë ta bëjnë në Europa League, një kompeticion që zikaltrit e kanë fituar tri herë. Më pas është e Kupa e Italisë, e fituar 7 herë nga milanezët.

Related posts

ARKËTIMET NË CHAMPIONS NGA 1992 DERI MË TANI/ Kryeson Bayern, vetëm një italiane në “TOP 5”. Ja renditja…

Delo.autor

ENDE I DËSHPËRUAR ME “DJAJTË E KUQ”/ Pogba nuk heq dorë nga Real Madrid por…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Sulmi “anemik” i Dinamos, shënojnë vetëm tre lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment