Futboll Seria A Sport

MILAN KA NJË “GARANCI”/ Dyshja sulmuese i ndan mirë hapsirat, mungon një…

Milan ka një garanci: në sulm ka dy lojtarë si Higuain dhe Kutrone. Nuk është çështje nevoje (Gatuzo ka lojtarë të tjerë që mund të luajnë si pyka), por alkimie dhe karakteristikash. Dyshja kompletohet, i ndan mirë hapësirat dhe gjithmonë ka ndërvepruar mirë, por në kohët e fundit po mungon një element thelbësor si goli.

Llogari e hapur – Mes eliminimit nga Liga e Europës dhe sanksioneve nga UEFA, momenti i kuqezinjtë nuk është ndër më të mirët. Nëse Kutrone me shtatë gola sezonale po respekton pritshmëritë, e njëjta sasi golash nuk mjafton për të konfirmuar një bomber me përvojë si argjentinasi. “El Pipita” ka më shumë se një muaj që nuk shënon dhe shterpësia e tij është ndikuar nga skualifikimi dyjavor dhe dëmtimi në shpinë. Kur Milanit i duhej më së shumti, ai nuk ishte, por edhe kur ishte (Olimpiakos e Juve), nuk dha atë që pritej. Ecuria e 31- vjeçarit po shton dyshimet mbi ushtrimin e të drejtës së blerjes së tij, teksa Kutrone dita-ditës rrit vlerën e kartonit të tij.

Shifrat – Në 596 minuta sezonale që kanë luajtur së bashku kanë shënuar tetë gola, 6 italiani dhe vetëm dy ish-juventini. Një gol çdo 65 minuta është një mesatare e mirë, por në momentet kyçe nuk ka rezultuar reale. Një nga arsyet është fakti që kombinojnë shumë, por gabojnë në zgjedhjen e fundit. Dy asiste të 31-vjeçarit për të riun dhe një i këtij të fundit ndaj veteranit janë shumë pak, për dy sulmues që për gjysmën e sezonit iu desh të mbanin peshën e vijës së parë kuqezi. Deri në janar mungojnë edhe tri ndeshje, kohë në të cilën dyshja duhet të ofrojë gola e garanci, përndryshe në sulm do të bëhet e detyrueshme ardhja e një “peshe të rëndë”.

Related posts

SKANDAL NË KUPËN E BELGJIKËS/ Luhej me dyer të mbyllura, por ndeshja ndërpritet për shkak të… tifozëve

Delo.autor

I DYSHUAR PËR VEPRIMTARI KRIMINALE/ Panik për futbollistin e Milanit. Kontrollohet nga policia në mes të qytetit

F.autor

MILANI NUK NDALET/ HIGUAIN shënon golin e dytë personal ndaj Chievos (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment