Basketball Të tjera

NBA/ Portland “THYEN” Toronton, nuk falin Golden State dhe Denver

Një super Portland mundi 128-122 Toronto Raptors, në një sfidë ku Trail Blazers zhvilluan një lojë të shkëlqyer ekipi, ku 8 lojtarë shënuan mbi 10 pikë, me kapitenin Damian Lillard që udhëhoqi skuadrën me 24 pikë. Raptors dukej se nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, pasi mbrojtja nuk po funksiononte siç duhej. Më i miri tek kanadezët ishte Kawhi Leonard me 28 pikë dhe 6 topa në tabelë.

Fitore edhe për Golden State Warriors, me rezultatin 130-125 në transfertë ndaj Sacramento Kings, ku kampionët përmbysën gjithçka në tre minutat e fundit. Steph Curry, Klay Thompson dhe Kevin Durant shënuan së bashku plot 95 pikë, ndërkohë që Kings e patën të pamundur të ruanin deri në fund avantazhin e krijuar. Për ta, nuk mjaftoi performanca De’Aaron Fox me 25 pikë, 6 topa në tabelë dhe 9 asiste.

Një tjetër sfidë e rëndësishme, ishte ajo midis 2 prej skuadrave më të mira deri më tani në konferencën e Perëndimit, Oklahoma City Thunder dhe Denver Nuggets. Takimi përfundoi 109-98 në favor të Nuggets, ku Nikola Jokic shkëlqeu me 24 pikë, 15 rebound dhe 9 asiste. Tek Thunder, më të mirët ishin Paul George me 32 pikë, dhe Steven Adams me 26 pikë dhe 14 topa në tabelë. Aktualisht, Denver kryeson në Perëndim me 19 fitore dhe 9 humbje.

Disfatë për Philadelphia 76ers kundër Indiana Pacers, me rezultatin 101-113. Thaddeus Young me 26 pikë dhe 10 rebound, si dhe Domantas Sabonis me 14 pikë e 16 topa në tabelë, ishin udhëheqësit e Pacers në këtë sukses mjaft të rëndësishëm. Për Phillyn, nuk mjaftoi super performanca e Joel Embiid, i cili realizoi 40 pikë dhe mori 21 rebound.

Related posts

ËSHTË BËRË VIRALE/ Shikoni macen që “rrëzon” pilotin nga ekrani i televizorit (VIDEO)

Delo.autor

“JETËT TONA JANË BOSH PA TY”/ Vanessa dedikim prekës për Kobe Bryant për ditëlindje

Delo.autor

KHABIB-McGREGOR/ Humbja e irlandezit i kushton milionat këngëtarit të njohur

Isa.Autor

Leave a Comment