Futboll Premier League Sport

MPOSHTEN “BLUTË E LONDRËS”/ Leicester City i shkakton humbjen e parë në shtëpi

Leicester City e ka mposhtur Chelsean 1-0 duke ia shkaktuar humbjen e parë në shtëpi dhe të tretën këtë sezon në Premierligë.

Skuadra e Murizio Sarrit nuk dinte për humbje në shtëpi këtë sezon të ligës elitare angleze, por u mposht 1-0 nga ish-kampioni të shtunën në “Stamford Bridge”.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Jeremy Vardy në minutën e 51-të, pas një super aksioni të mysafirëve.

Chelsea pati mundësinë më të mirë ta barazoi rezultatin në minutën e 90-të, por goditje e bukur e Marcos Alonsos u ndal nga shtylla pingule.

Chelsea ruan pozitën e katërt me 37 pikë, por aq ka edhe Arsenali pas fitores së sotme ndaj Burnley.

Leicetser city, në anën tjetër renditet në vendin e tetë me 25 pikë.

 

Related posts

PAS TRYEZËS SË PËRBASHKËT “FSHF”-QEVERI/ Duka zbulon: Ne kemi edhe sot klube të privatizuara në…

Delo.autor

MBETEN TË FUNDIT/ Nica: Kishim shpërblim për të ndalur Partizanin, gabuam

Isa.Autor

NOTAT/ Strakosha i jep siguri Lacios, Berisha “Clean Sheet”! Portierët e Kombëtares në një ditë të mirë në Serinë A

F.autor

Leave a Comment