Futboll Seria A Sport

“KORONAVIRUSI”/ Mbyllen stadiumet në Itali edhe për Champions e Europa League

Vendimi i qeverisë italiane për zhvillimin e eventeve sportive pas dyerve të mbyllura, për një muaj, do të prekë jo vetëm Serie A. Dekreti, në fakt, do të përfshijë edhe ndeshjet europiane, në të cilat janë të angazhuara skuadrat e këtij vendi. Ky është rasti i Juventusit, Interit dhe Romës, të thirrur për t’u përballur përkatësisht me Lyon, Getafe dhe Sevilla. Bardhezinjtë do të luajnë ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve; ndërsa zikaltrit dhe verdhekuqtë kanë angazhimet përkatëse në “Europa League”. Siç dëshmohet nga “Gazzetta dello Sport”, si ndeshjet e Serie A, edhe ato të Kupave të Europës, të planifikuara në Itali, do të zhvillohen në stadium bosh, pa praninë e tifozëve.

Dekreti qeveritar është i vlefshëm deri më 3 prill, ndaj do të kushtëzojë në këtë drejtim ndeshjet Inter-Getafe (e planifikuar për më 12 mars), Juve-Lyon (17 mars) dhe Roma-Seville (19 mars). Të tria ndeshjet do të luhen pas dyerve të mbyllura. Duke u përqendruar te ndeshja Juventus-Lyon, hipoteza e luajtjes së saj në Italinë Jugore ka rënë automatikisht. Të mërkurën në mbrëmje, klubi francez fillimisht mbajti një pozicion pritjeje ndaj tifozëve të tij, me një njoftim zyrtar për shtyp, por më pas e hoqi atë. Në Itali, pra, Champions dhe “Europa League” do të luhet pa spektatorë.

Related posts

SHKARKIMI I PORTUGEZIT/ Ja fatura e majme e qëndrimit të Mourinhos në hotel… (VIDEO)

Isa.Autor

Pirlo do të bashkohet me stafin e Roberto Mancinit në kombëtaren italiane

Sadik.Autor

E ÇUDITSHME/ Nuk ka rikthim të Dani Alves tek Barcelona, La Liga e ndalon për një arsye të veçantë

Delo.autor

Leave a Comment