Basketball

NBA/ Golden State humbet pas kohës shtesë, Bogdanovic mund Lakers në sekondën e fundit

Skuadra kampione e Golden State u mund 110-109 nga Portland pas kohës shtesë, humbja e dytë radhazi për Warriors në kampion, sërish në fushën e tij. Ndonëse pritej një ndeshje më e mirë e Golden State, që të fitonte lehtësisht, fusha tregoi të kundërtën. Portland bëri një ndeshje të mirë me Nurkic, 27 pikë e 12 rebound, McCollum, 24 pikë e Lillard, 21 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë. Për vendasit u dalluan të zakonshmit Curry (29 pikë) e Durant (26 pikë, 10 rebound e 11 asist), por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Një kosh në sekondën e fundit, në momentin që binte sirena nga ana e Bogdanovic (23 pikë), i dha fitoren skuadrës së Sacramento, që mundi 117-116 Lakers. Ndeshja në përgjithësi u kontrollua nga Lakers, që u shkëputën deri në pikë (mungoi LeBron James), por gabuan në fund, me Kusma që realizoi 33 pikë, por që mbetën për statistikë. Skuadra e Houston mposhti me lehtësi 127-113 Boston, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull në Konferencat përkatëse. Harden sërish magjik për teksanët, autor i 45 pikëve, ndërsa Irving për Celtics e mbylli me 23 pikë e 11 asist.

NBA – Rezultatet

Houston – Boston, 127-113

Milwaukee – Boston, 112-96

Sacramento – Lakers, 117-116

Golden State – Portland, 109-110

Utah Jazz – Philadelphia, 97-114

Related posts

NBA/ Thyen rekordin e Kobe Bryant, por James nuk eviton dot humbjen e Lakers

Delo.autor

HOUSTON MPOSHT LAKERS/ Plas grushti në fushë mes Rondo dhe Paul (VIDEO)

Isa.Autor

Prishtina mbetet pa humbje në këtë sezon në basketbollin e Kosovës

Q.Autor

Leave a Comment