Basketball

NBA/ Miami fiton “in extremis” ndaj Houston, Clippers mposht pa probleme Dallas

Dy takime të luajtura sot në NBA, me Miami që mundi 101-99 Houston, takim me rivalitet dhe emocione deri në fund. Houston e udhëhoqi ndeshjen në pjesën e parë, por në pjesën e dytë loja u bë më e bukur dhe me shumë barazime. Në fund vendasit arritën të fitojnë falë 22 pikëve të Richardson dhe 19 të Johnson, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e 12 asist të Harden.

Fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi 125-121 Dallas, ndeshje e ekuilibruar dhe me luhatje, ku të dyja ekipet dueluan për fitoren. Vendasit ishin më këmbëngulës në fund dhe triumfuan falë 32 pikëve të Gallinari dhe 26 të Lou Williams, ndërsa për Dallas nuk mjaftuan 32 pikët e Doncic. Por vendimtarë janë lojtarët e stolit të Clippers, që realizuan 62 pikë.

NBA – Rezultatet

Miami – Houston, 101-99

Clippers – Dallas, 125-121

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Në funeral vetëm të afërtit dhe larg mediave, ja autopsia për legjendën e NBA

Delo.autor

Kontrata, shifra e frikshme që fiton në një sekondë LeBron James

Isa.Autor

RIKTHEHET BASKETBOLLISTI PAS 7 VITESH/ Flet Dwight Howard: Me mua në ekip, LeBron James fiton titullin me Lakers

Delo.autor

Leave a Comment