Futboll La Liga Sport

NJË NGA OBJEKTIVAT E “ZIKALTËRVE”/ Menaxheri i Asensio ka një mesazh për Interin…

Marco Asensio është “i nderuar për interesimin e Inter-it, por për momentin nuk ka asnjë qëllim që të largohet nga Real Madrid”, ka thënë menaxheri i lojtarit të madrilenëve.

Mesfushori sulmues, i cili mbush 23 vjeç muajin e ardhshëm, ndihet i pakënaqur me aktivizimin e pakët te “Los Blancos”. Shtypi spanjoll ka bërë të ditur se ai ishte një nga objektivat e Inter-it, ndërsa në të kaluarën është përfolur për një transferim tek Juventus.

“Marco është i nderuar për interesimin e Interit”, ka thënë menaxheri i lojtarit, Horacio Gaggioli për “FCInterNews.it”. “Nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por për momentin ai nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid”.

Në këtë sezon, Asensio ka shënuar katër gola dhe ka dhënë katër asiste në 25 ndeshje.

Related posts

RIKTHIMI I TIJ NË LA LIGA/ I fiksuar për të bërë historinë te Barcelona, Aguero po trajtohet me… qeliza

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Laçi, Zhbllokohet sfida, Ngo kalon në avantazh bardheblutë

Delo.autor

AJAXI “MAGJIK” NË CHAMPIONS/ Përmbys Juventusin dhe kalon në fazën gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment