Futboll Premier League Sport

“NUK GJEJMË TJETËR SI TY, DUA TË QËNDROSH”/ Sarri i lutet yllit të skuadrës

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka kërkuar që mesfushori Cesc Fabregas të mos largohet në merkaton e janarit. 31-vjeçari e ka parë të reduktuar rolin e tij në “Stamford Bridge”, këtë sezon, pas ardhjes së Jorginho dhe Mateo Kovacic.

Fabregas ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Premier League, këtë sezon, dhe do të jetë i lirë të nënshkruajë një kontratë me një ekip të ri në janar, me marrëveshjen e tij aktuale, që skadon në qershor.

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm në janar nga blutë e Londrës, gjë që do t’i lejonte këta të fundit të përfitonin diçka financiarisht. Sidoqoftë, trajneri Sarri shpreson ende se Fabregas do të qëndrojë me Chelsea.

Në këtë rol kemi vetëm dy lojtarë, Jorginho dhe Fabregas, kështu që për mua do të ishte me të vërtetë një problem pa Cesc, – tha Sarri. Unë dua që të qëndrojë. Sidoqoftë, nuk e di vendimin përfundimtar të Cesc dhe të klubit, natyrisht.

Nëse Cesc do të largohet, mendoj se duhet të blejmë një mesfushor tjetër dhe kjo nuk është e lehtë, sepse teknikisht, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Unë mendoj se në merkato është shumë e vështirë për të gjetur një lojtar me karakteristikat e tij“.

Chelsea ka një politikë që t’u ofrojë lojtarëve mbi 30 vjeç vetëm zgjatje 1-vjeçare të kontratës, gjë që mund ta pengojë që të mbajë emra si Fabregas. Kur u pyet nëse ai ishte dakord me këtë politikë të klubit, Sari u përgjigj: Oh, kjo varet nga situatat e veçanta, mendoj. Është një rregull dhe ne duhet ta respektojmë.

Siç e dini mirë, problemi i madh është kohëzgjatja e kontratave të reja. Sepse, lojtarëve mbi 30 vjeç klubi iu ofron vetëm një vit për të rinovuar. Dhe, për një lojtar 31-vjeçar, është problem i madh për të nënshkruar një kontratë të re për vetëm një vit. Pra, problemi është vetëm ky“.

Related posts

Samuel Umtiti i premton besnikëri Barcelonës

Sadik.Autor

DALIN HIPOTEZA TË TJERA PËR VDEKJEN E ASTORIT/ Gjendet një dokument i falsifikuar

Delo.autor

GUARDIOLA PO VAZHDON DOMINIMIN/ Ja trajnerët që kanë fituar më shumë trofe

Delo.autor

Leave a Comment