Boks Të tjera

TRONDITET BOTA E BOKSIT/ Ish-kampioni i botës vdes në moshën 47-vjeçare

Ish-kampioni i botës në peshat super të mesme në boksin profesionist, Markus Beyer, ka vdekur në moshën 47-vjeçare.

Beyer vdiq në një spital të Berlinit pas një beteje të shkurtër me një sëmundje të rëndë, njofton familja e tij, përcjell Gazeta Express.

Ish-trajneri i tij, Ulli Wegner, ka thënë se nuk ka fjalë ta përshkruajë dhimbjen për humbjen e një njeriu të mirë si Beyer.

 “Nuk mund ta përshkruajë me fjalë atë që e ndiej. Të gjithë e dinë se ai ishte atleti im i preferuar dhe mbi të gjitha një njeri i mirë”, tha Wegner.

Beyer boksoi për herë të fundit në vitin 2008 dhe nga 2015-ta punoi si analist i boksit në televizionin gjerman MDR.

Related posts

KALON NË ÇEREKFINALE TË “MINSK 2019″/ Boksieri kosovar mposht italianin Mangiacapre

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes i pakapshëm në Belgjikë, Hamilton fiton “pole position”

Delo.autor

Golovkin zbulon rivalin, më 5 maj mbron titujt ndaj Martirosyan

Sadik.Autor

Leave a Comment