Futboll Premier League Sport

PARA SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ ​Emery spekulon: Pochettino duhet ta refuzojë ofertën e…

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se Mauricio Pochettino i Tottenhamit nuk duhet ta pranojë ofertën e Manchester Unitedit për ta marrë pozitën e trajnerit, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Periudhe dy-vjeçare e gjysmë e Mourinhos në Manchester United mori fund dje pasi që ai u shkarkua nga “Djajtë e kuq”. Ndeshjen e tij të fundit, ai e humbi me rezultat 3-1 kundër Liverpoolit dhe mbeti kështu 19 pikë larg liderëve të Premierligës.

Për Pochettinon është spekuluar se mund të jetë trajneri i ardhshëm në Old Trafford edhe para se të shkarkohej Mourinho. Mirëpo, tani që Manchester Unitedi do ta ketë të lirë pozitën e trajnerit në fund të këtij sezoni, Pochettino është një ndër favoritet për ta marrë këtë rol.

Si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit, Manchester Unitedi aksidentalisht zbuloi se është emëruar ish-sulmuesi legjendar i skuadrës, Ole Gunnar Solskjaer. Mirëpo, Emery beson se Pochettino nuk duhet ta marrë këtë rol as pas përfundimit të sezonit.

“Mendoj se ai është shumë i lumtur në Tottenham. Mendoj se ai është duke e drejtuar një skuadër shumë të mirë dhe lojtarë shumë të mëdhenj dhe tani ata janë në Ligën e Kampionëve, si dhe janë në pozitë më të mirë në Premierligë se Manchester Unitedi”, ka thënë Emery.

“Mendoj se paraqitja e tij në Tottenham është shumë e mrekullueshme. Nuk e di nëse ai mendon ta ndryshojë klubin, por unë e shoh atë duke qëndruar në Tottenham. Ai është duke bërë paraqitje të mira me skuadrën e tij, Tottenhami është përmirësuar shumë me të”.

“Niveli i tyre tani është shumë i lartë. Ata kanë lojtarë shumë të mirë, trajneri është duke punuar shumë mirë dhe janë duke fituar shumë ndeshje”.

Related posts

Barcelona gjen trashëgimtarin e Andres Iniesta, do të befasoheni…

Sadik.Autor

KUSHTON 14.1 MILIONË DOLLARË/ Beckham zbarkon në Itali, i bën vetes një dhuratë super luksoze

Delo.autor

ZYRTARE/ Çekiçi kthehet në Superligën turke. Pritet të formojë dyshen e sulmit me Çikalleshin

Delo.autor

Leave a Comment