Futboll Sport

NË LISTË ME YJE TË NIVELIT BOTËROR/ Një shqiptar “dhëmbë për dhëmbë” me Messin, Hazardin, Suson&CO

Ekipi i Kosovës mund të konsiderohet si “Brazili” i Europës. “Dardanët” kanë furnizuar disa kombëtare me lojtarë, mjafton të kujtojmë ekipin e Zvicrës, Belgjikën, Norvegjinë, por dhe Shqipërinë. Me pranimin e përfaqësueses së tyre nga UEFA, ekipi kosovar po mundohet të ndërtojë një ekip cilësor dhe konkurues. Cilësitë i kanë dhe lojtarët nuk u mungojnë, hapat e parë i kanë të sukssesshme dhe po punohet mirë me ekipet e moshave.

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur një nga titullarët e rëndësishëm të ekipit, Arbër Zeneli është një nga 10 lojtarët që ka dhënë më shumë asiste në Europë. Futbollisti i Heerenveen në kampionatin holandez ka dhënë 7 pasime golit për 14 ndeshje duke u renditur i 9 në një listë me yje të nivelit botëror. I pari është 26-vjeçari i Club Brugge me 10 asiste në 18 ndeshje, ndërsa pas tij renditen emra me peshë si Quaresma, Messi, Hazard apo Suso me 8 pasime.

Zeneli është një nga futbollistët më të talentuar të kombit shqiptar dhe për 23-vjeçarin kanë shfaqur interes shumë klube. Në janar pritet që lojtari të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Renditja 

1) Hans Vanaken (26 vjeç/ Club Brugge / Belgjikë) – 10 asiste në 18 ndeshje (1597 minuta)
2) Ricardo Quaresma (35 vjeç / Besiktas / Portugali) – 8 asiste në 13 ndeshje (1045 minuta)
3) Lionel Messi (30 vjeç / FC Barcelona / Argjentina) – 8 asiste në 13 ndeshje (1051 minuta)
4) Eden Hazard (27 vjeç/ Chelsea / Belgjika ) – 8 asiste në 15 ndeshje (1143 minuta)
5) Steven Berghuis (26 vjeç/ Feyenoord / Holanda) – 8 asiste në 15 ndeshje (1329 minuta)
6) Suso (25 vjeç/ Milan / Spanjë) – 8 asiste në 15 ndeshje (1349 minuta)
7) Florian Neuhaus (21 vjeç / Borussia Mönchengladbach / Gjermani ) – 7 asiste në 14 ndeshje (917 minuta)
8) Sébastien Haller (24 vjeç old / Eintracht Frankfurt / Francë) – 7 asiste në 14 ndeshje (1093 minuta)
9) Arbër Zeneli (23 vjeç / Heerenveen / Kosovo) – 7 asiste në 14 ndeshje (1099 minuta)
10) Steven Bergwijn (vjeç / PSV Eindhoven / Holandë) – 7 asiste në 14 games (1216 minuta)

Related posts

​Formacionet zyrtare: Manchester City – Watford

Q.Autor

STATISTIKAT/ Shakhtar jashtë Champions-it, De Zerbi vendos rekordin negativ historik

Delo.autor

Tottenhami shfaq interes për mbrojtësi e Fiorentinës

Sadik.Autor

Leave a Comment