Futboll Sport

POSTON VETËM “ALLAH”/ Mavraj po kalon ditët e fundit te Arisi

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj nuk po kalon një periudhë të mirë në karrierën e tij. Pas shumë kohe pa skuadër, ai arriti të transferohej te Arisi i Selanikut.

Megjithatë gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej për Mavrajn, pasi nuk arriti të përshtatej me ekipin e ri. Përtej nivelit të ulët të përformancës, mbrojtësi kuq e zi, është përballur edhe me komentet negative të tifozëve, menjëherë sapo u kthye nga fushata me kombëtaren shqiptare.

Disa prej komenteve kanë qenë: Ti ke qenë pjesë e jona vetëm për pak kohë, poston vetëm Shqipëri, Kosovë dhe Allah.
Fokusohu më shumë në klubin tënd, se kombëtarja e mbylli me 2018.

Tifozët e Arisit nuk tolerojnë asnjë akt patriotizmi të asnjë shteti. Ke 4 muaj këtu, e poston vetëm Allah, Kosovë e Prishtinë. Luaj më shumë me topin dhe lëre Instagramin”.Ndërkohë ditën e sotme në mediat greke është përfolur për një largim të mundshëm të Mavrajt nga Arisi. Presidenti i klubit grek, ka theksuar se të gjithë ata lojtarë që nuk kanë bindur deri më tani do të largohen dhe në këtë listë është edhe mbrojtësi kuq e zi.

Related posts

HISTORIA E RRALLË/ Tifozi merr leje nga burgu për të parë Partizanin kampion pas 26 vitesh

Delo.autor

SKANDALI/ Rrahën BARBARISHT zyrtarin e shtetit, 2 lojtarët e NJOHUR marin DËNIMIN DRASTIK

Isa.Autor

RENNES-ARSENAL/ “Vendasit” dyfishojnë avantazhin, shënon Sarr

Delo.autor

Leave a Comment