Futboll Sport

KJO NUK PRITEJ! Allegri nis bisedimet me klubin që turpëroi Realin

Trajneri Massimiliano Allegri pasi u largua në fund të sezonit nga drejtimi i Juventusit ka mbetur i papunë.

Disa ekipe dëshirojnë shërbimet e italianit por ky i fundit i ka dhënë kohë vetes për të pushuar. Së fundmi siç raporton media franceze “Le 10 Sport”, Allegri ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germain, për të zëvendësuar Thomas Tuchel i cili pritet të largohet në verën e 2020-tës.

Drejtori sportiv i parizienëve Leonardo ka një simpati për Allegrin dhe ka kontaktuar këtë të fundit për të drejtuar klubin ku luajnë disa nga yjet e futbollit botëror si Mbappe apo Neymar. Psg është duke zhvilluar një sezon pozitiv duke kryesuar në Ligue 1 dhe në Champions League dominuan një kundërshtarë si Real Madridi duke i mundur me rezultatin 3-0, ndërsa në Spanjë barazuan 2-2.

Related posts

ZBULOHEN UNIFORMAT PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Juventus i habit të gjithë. Shikoni si duket ajo (FOTO)

Delo.autor

“FITORET ME “MANITA”/ Askush si Spanja, hyn në histori të Kampionatit Europian

Delo.autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË EUROPË/ Ish-lojtari i Laçit paralajmëron: Nuk i zëmë besë…

Delo.autor

Leave a Comment